Këshilltarë të Presidentit Topi presin një përfaqësi të minatorëve grevistë.
4 korrik 2008
Sot më datë 4 korrik 2008, Këshilltarë të Presidentit të Republikës pritën në Presidencë një përfaqësi të minatorëve grevistë. Përfaqësia e minatorëve, pasi ka falenderuar për qëndrimin dhe përkujdesjen ndaj shëndetit të grevistëve, kërkoi mbështetje të mëtejshme në funksion të plotësimit të kërkesave të bëra publike për qeverinë.
Këshilltarët e Presidentit të Republikës informuan përfaqësuesit e minatorëve se Institucioni i Presidentit ka inkurajuar publikisht gjatë vizitës së Kreut të Shtetit në Bulqizë në 12 shkurt 2008 miratimin e statusit të minatorit dhe gjatë ditëve të grevës i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë që të asistojë me shërbim të kualifikuar shëndetësor, gjë që po realizohet me shërbim njëzet e katër orësh.
Presidenti i Republikës inkurajon linjat e funksionimit ndërinstitucional, që i shërbejnë dialogut dhe zgjidhjeve ligjore të problemit.