Presidenti Topi uron Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush për Festën Kombëtare.
3 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush me rastin e 4 korrikut, 232-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.
“I nderuar Zoti President,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, me rastin e 232-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta e më të përzemërta!
Shqipëria dhe populli shqiptar çmojnë lart mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë më të rëndësishëm, si në proceset demokratizuese në vend, ashtu edhe në sfidën e rëndësishme të integrimit euroatlantik, në të cilën Shqipëria, sot, është maksimalisht e angazhuar. Përkrahja e padiskutueshme e SHBA-së ndaj vendit tim në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, jo vetëm e nxiti procesin tonë të integrimit, por dhe rikonfirmoi dëshirën për të konsideruar Shqipërinë vend partner në përballjet e përbashkëta ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe sfidave të tjera globale.
Shqipëria i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendin model të zhvillimit të demokracisë, lirisë, të të drejtave të njeriut e shtetit të së drejtës, vlera të cilat shqiptarët po përpiqen t’i implementojmë në vendin e tyre, si vlera universale, simbol të një shoqërie demokratike.
Më lejoni, i dashur President që, me këtë rast, duke ritheksuar me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm që karakterizon dy vendet tona aleate, të shpreh bindjen time në vijueshmërinë e konsolidimin e tyre të mëtejshëm në dobi të dy vendeve tona dhe popujve tanë miq.
Duke Ju siguruar për ndjenjat e thella të miqësisë së popullit shqiptar, Ju shpreh konsideratën time më të lartë”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.