E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca paraqet vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon hapjen e kutive

Kryetari i grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, deklaroi se dje zoti Edi Rama, në podiumin e grevës së urisë, kërkoi publikisht nga Kryeministri i vendit që të tregojë se, cili është ai vendim gjykate që nuk lejon hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, duke gënjyer paturpësisht se një i tillë nuk ekziston. Në një komunikim për mediat, ai tha se në këto rrethana, ndjehet i detyruar të informoj shqiptarët, se në tryezën e organizuar nga Komiteti Presidencial i Këshillit të Evropës, zoti Rama i drejtoi kryeministrit disa herë pyetjen se: “ku përmendet fjala gjykatë në vendimin e datës 4/12/2003 të Gjykatës Kushtetuese?”. Më pas, sqaroi Patozi, në mënyrën më të papërfytyrueshme, ai deklaroi se fjala gjykatë nuk përmendet në asnjë rresht të këtij vendimi. Sipas tij, në përgjigje të menjëhershme të këtij pretendimi mashtrues, Kryeministri i kërkoi këshilltarit të Presidentit të Republikës, zotit Spiro Peçi, vendimin në fjalë dhe lexoi prej tij sa më poshtë vijon: Komisionet hetimore parlamentare, duhet të respektojnë parimin e ndarjes së pushteteve, parim i cili nënkupton në mënyrë të veçantë, përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjet autoritetit të Gjykatave dhe pushteteve të tjera. “Dhe më poshtë: Element esencial i ndarjes së pushteteve është pavarësia e gjykatave dhe gjyqtarëve. Vendimet gjyqësore mund të ndryshohet vetëm nga një autoritet më i lartë gjyqësor. Për të vijuar me, citoj: Këto parime, përjashtojnë çdo formë kontrolli parlamentar mbi aktivitetin juridiksional të gjykatave”, dhe se: Artikulimi i vlerësimeve kritike ndaj gjykatave nëpërmjet raporteve të komisioneve parlamentare, nuk është në përputhje me parimet kushtetuese”, sqaroi Patozi. Sipas tij, pasi kryeministri lexoi vendimin nr. 26 të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë të pranishmit, panë me habi nga zoti Rama, ndërkohë që, si një nga dëshmitarët e atij takimi, as u skuq dhe as u zverdh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›