Këshilltarët bashkiakë të PD-së kërkojnë shkarkimin e Ramës
Poni: “Kryebashkiaku abuzoi me lejet e ndërtimit duke shkaktuar krim ekonomik”. PD, sulme ndaj Ramës dhe Bashkisë së Tiranës me akuza publike
Emanuela Sako
Këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në mbledhjen e radhës, do të kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Edi Rama për abuzime me lejet e ndërtimit. Pas akuzave të njëpasnjëshme në media nga pushteti qendror, këshilltarët e PD-së kanë kërkuar publikisht shkarkimin e Ramës, që do të shpallet si kërkesë e zyrtare nga të gjithë anëtarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Deklarata u bë publike nga kryetari i krupit të këshilltarëve të PD-së, Ferdinand Poni, i cili theksoi se mbi Ramën rëndojnë akuza të rënda për shpërdorim detyre, të cilat kanë shkaktuar krim ekonomik. “Grupi i këshilltarëve demokratë do të kërkojë në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës shkarkimin tuaj nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të të shkarkojë ty për dëmet dhe krimet monstruoze ekonomike, dhe jo vetëm kaq, por do të kërkojë rivendosjen e normalitetit dhe vendimmarrjet e tua që kanë dëmtuar rëndë qytetin e Tiranës, siç është rasti i tokës dhënë Besnikut tënd te parku ‘Rinia’ etj., etj.”, - deklaroi dje Ferdinand Poni.
Akuzat
Sipas Ponit, mbi kreun e Bashkisë janë hedhur një sërë akuzash, për të cilat kryebashkiaku nuk duhet të qëndrojë më në postin aktual. Njëkohësisht ai ka theksuar se Rama ka abuzuar duke favorizuar biznesmenët në mënyrë të padrejtë, duke i dhënë leje për ndërtime. Nëpërmjet lejeve të Bashkisë ai i ka bërë ata të fuqishëm duke shkelur ligjin dhe duke favorizuar bizneset sipas dëshirave. Poni theksoi se Rama e ka shkatërruar Tiranën duke tjetërsuar trojet publike në favor të këtyre biznesmenëve. Për këshilltarin e PD-së, Poni, opinioni publik tashmë është njohur me fakte të pakundërshtueshme që vërtetojnë kapjen e Ramës nga kupola e krimit ekonomik. Ai hodhi akuza se Rama nuk po mbron interesat e qytetarëve, por ka mbrojtur dhe ruajtur interesat ekonomike dhe pasurinë kriminale të tij dhe të mafies ekonomike.
“Rama ndodhet në një pozitë të mjerueshme për shkak të krimit dhe shkatërrimit të Tiranës; tjetërsonte në favor të Besnik Sulës mbi 1300 metra katrorë truall publik, kur tjetërsonte për llogari të z. Peza e grupit të tij rrugën publike të marrë me qira, kur ndërtonte në binomin Rama-Delijorgji apo Delijorgji-Rama një qytezë të tërë me mbi 50 pallate, kur tjetërsonte, nënshtronte e shkatërronte mbi 500 000 metra katrorë pjesë të territorit të Tiranës”, - theksoi Ferdinand Poni.
Deklarata
Në cilësinë e kryetarit të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak, Ferdinand Poni, njëkohësisht zëvendësministër i Brendshëm, e argumentoi dhe akuzoi Ramën për nënshtrim ndaj interesave abuzive të mafies së ndërtimit. Poni theksoi se Rama është inspirues i shkatërrimit urban të Tiranës. Njëkohësisht ai bëri të ditur se kryebashkiaku ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, pasi ka bërë abuzime me pronën publike dhe me interesat e qytetarëve të kryeqytetit. Kështu, kërkesa pritet të bëhet zyrtare në Këshillin Bashkiak, sapo ky i fundit të vendosë një datë për mbledhjen e tij. Si rregull Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet jo më shumë se një herë në muaj. Ai numëron 55 anëtarë, 18 prej të cilëve i takojnë PD-së, 21 PS-së, 6 LSI-së, 2 PR-së, 1 PAD-së, 1 BLD-së, 1 LZHK-së, 1 PAA-së, 1 PBDNJ-së, 1 PDI-së, 1 PSD-së, 1 PDK-së.
14 Dhjetor 2009