Njohja e diplomave, Ministria e Arsimit publikon emrat e 200 aplikantëve qe u jane njohur diplomat
Jonida Tashi
Dalin emrat e 200 aplikantëve të rinj, të cilëve iu është njohur diploma e fituar jashtë vendit edhe në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Ministria e Arsimit, e cila ka publikuar dje listën e aplikantëve që u është kryer njohja e diplomës deri në datën 11 dhjetor 2009. Ministria e Arsimit njofton se, kohët e fundit ka përfunduar njohjen e një sërë diplomave të studentëve që kanë kryer studimet jashtë vendit. Vlerësimi i nivelit dhe profilit të një diplome të fituar jashtë vendit kryhet nga Komisioni i Njohjes në MASH. Tashmë, kandidatët që iu është ekuivalentuar diploma e huaj edhe në vendin tonë, duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Arsimit, për të tërhequr certifikatën e njohjes.
Udhëzimi
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ndryshon udhëzimin “Për procedurat e njohjes së diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja”, duke shfuqizuar atë të mëparshmin, datë 03.09.2007. Sipas udhëzimit të ri, e gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave të huaja në MASH do të përfundojë brenda 45 ditëve, nga data kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuar. Dosja e aplikimit për njohje diplome duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: formatin e aplikimit të plotësuar; diplomën ose certifikatën ose vërtetimin e diplomimit; listën e notave ose suplementin e diplomës; dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj; Mandat-pagesën. Tarifa për procedurat e njohjes është 2500 lekë. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Dokumentet për shtetasit e huaj, duhet të jenë me përkthim të vërtetuar. Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga Ambasada Shqiptare, ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar dhe do të procedohet sipas përcaktimeve të tjera.
Aplikimi
Aplikimi duhet të dërgohet me postë në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të MASH. Brenda tri ditësh, Sektori i Njohjes së Diplomave (SENJOD) do të informojë aplikantin për mbërritjen dhe plotësinë e dosjes. Aplikimi nuk quhet i plotë nëse mungon një nga dokumentet që duhet të përmbajë dosja e aplikimit. Informimi mund të bëhet me e-mail ose postë të zakonshme. Nëse komunikimi bëhet me e-mail, duhet të konfirmohet marrja e tij nga aplikanti. Aplikimi për njohjen e diplomave të ndryshme të të njëjtit individ, të lëshuara nga i njëjti institucion, konsiderohet si një dhe për të paguhet një tarifë. Dosja e aplikantit i paraqitet Komisionit të Njohjes së MASH-it jo më vonë se 35 ditë nga mbërritja e saj në Ministri, kur ajo është e plotë. Brenda një jave nga marrja e dosjes, Komisioni i Njohjes, mund të marrë vendim ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen SENJOD-it, për plotësime të nevojshme në dokumentacion. Në përfundim të procedurës, aplikantit i lëshohet një dëshmi njohje nga MASH-i, jo më vonë se një javë nga përfundimi i procedurës. Dëshmia nënshkruhet nga Kryetari i Komisionit të Njohjes. Në dëshmi përfshihen vitet e studimit, profili i diplomës së bashku me drejtime sekondare që nënkupton një program studimi, kur nuk përfshihet ose nuk është i ngjashëm me emërtimet e drejtimeve dhe profileve të studimit në Republikën e Shqipërisë.
Lista e aplikantëve që u është kryer njohja e diplomës deri në datën 11.12.2009
Emrat janë renditur sipas alfabetit
1.ADMIR XHANI
2.ADNAN DURA
3.AFRIM SALIHU
4.AGRON MIRI
5.AIDA GJONI
6.ALBA DEMNERI
7.ALBIONA PULAJ
8.ALI KASA
9.ALMA SPAHIU
10.ALTIN SADIKU
11.ALTIN RAPAJ
12.ANDIOLA BANO
13.ANDUENA HOXHA
14.ANIOLA LACKA
15.ANISA REXHA
16.ANJEZA DISHNICA
17.ANNEROSE NISTEL
18.ARBEN JORGAQI
19.ARBER HAJDARAJ
20.ARDIAN MUHAJ
21.ARDIANA SULA
22.ARIAN ÇOPANI
23.ARLIND MEMA
24.ARNOLDA MUSA
25.ARTAN ALIAJ
26.ARTAN ÇOPANI
27.ARTAN HYSA
28.ARTUR KOKONA
29.AULONA DRIZA
30.AUREL TOMA
31.AURORA GOXHABELLI
32.BATU AYDINURAZ
33.BESA PRELA
34.BESA RESULAJ
35.BLEDAR MAÇKA
36.BLERTA PICARI
37.BORA LOHJA
38.BRIXHILDA SHEDOLLARI
39.BRUNILDA MARKU
40.BULENT DAGLAR
41.BULENT DURSAN DAGLAR
42.CHARLES LIDERMAM
43.CHRISTOFOR EFTHYMIADIS
44.CLAUDIO BARBERINI
45.DAKLEA RAPO
46.DARJEL SINA
47.DEMIR KOJKU
48.DENIS KALENJA
49.DIELL GRIPSHI
50.DILEK CERCI
51.DONIKA QESJA
52.DORIANA PODA
53.DORINA LUNDRA
54.DORJANA AVRAMI
55.DRITAN KARADAKU
56.EDFANA TIRI
57.EDISA DEÇE
58.EDMOND ÇUKALLA
59.ELONA ALLKJA
60.ELTA RASPOPI
61.ENDRI XHAFERAJ
62.ENDRI XHAFERAJ
63.ENDRIT ELBASANI
64.ENGRID BAHOLLI
65.ENKELA HAZIZI
66.ENKELEJDA VUKA
67.ENKES HYSENDHIMA
68.ENVER LATIFI
69.ERIDA HOXHA
70.ERILDA AJAZ
71.ERION PICIRI
72.ERISELDA MALAJ
73.ERJOLA BABANI
74.ERJOLA BABANI
75.ERJON MARKU
76.ERJON ÇEÇO
77.ERJON ÇELEPIJA
78.ERJONA LLUPI
79.ERNEST ÇAÇI
80.ERTON KARAGJOZI
81.ERVIN CECA
82.ERVIN RUCI
83.ESMERALDA HOXHA
84.ETLEVA BABAMETO
85.ETLEVA PRIFTI
86.ETRIT BEKTESHI
87.EVA NASTAS
88.EVIS FICO
89.EVRIS BACU
90.FATION DRAGOS
91.FIORALBA VELA
92.FISNIK KRUJA
93.FLAMUR KUÇI
94.FLONJA LIKO
95.FLONJA ÇOLLAKU
96.FLUTUR MUSTAFA
97.FOTJANA BACU
98.GELANDA SHKURTAJ
99.GENC ALIMEHMETI
100.GERTI CFETKO
101.GERTJAN VESHAJ
102.GIOVANNI PALACKY
103.GJON ULBANI
104.GLORI HUSI
105.GORIAN LLAZO
106.HAJRIE BREÇANI
107.HARMON KALAJA
108.HOLTA BOBA
109.ILIA BABAMETO
110.ILIDENA SOTIROFSKI
111.IMIRJON PEZA
112.INA KOSTURI
113.INDRIT SHTUPI
114.INDRIT FAJA
115.IRA MUSMUÇA
116.IRIS MERKURI
117.IRIS TELA
118.IVA JUKA
119.JOLA PETRO
120.JOLI DELIMETA
121.JONIDA GASHI
122.JONIDA PRIFTI
123.JULIAN DORACI
124.JULIAN MALAJ
125.JULIAN VECAJ
126.KALTERINA SHULLA
127.KEIDA QIRKO
128.KETRIN BARÇI
129.KLEDIA HAXHI
130.KLEIDJA BROZHA
131.KLODIAN NEBIAJ
132.KLORINDA PRIFTI
133.KOZETA MAKAJ
134.KRESHNIK TANKU
135.KRISTAQ PAPA
136.KRISTAQ VANGJELOVSKI
137.LEANDRO ZOTO
138.LEDIA HILA
139.LEONARD KAMBERI
140.LIGORAQ TOSHI
141.LINDITA GOSTURANI
142.LLAZI NIKOLLA
143.LORENC BARO
144.LORENC HYSA
145.LUDMILLA CENGA
146.MAKSIM KOKONA
147.MANJOLA GUSHO
148.MARINISA SHKURTI
149.MERIME MUSTAFAI
150.MIÇO ÇARHOSHI
151.MIGENA DAKO
152.MONIKA BIXHO
153.MURAT BAGISGIL
154.NATALE CAPODICASA
155.NAËAR NAFI
156.NERITAN TOTOZANI
157.NESHAT ZENELI
158.OLGERTA GAJDA
159.OLSTEN GRIPSHI
160.OLTION TORO
161.OLTION ÇAÇI
162.ORGERT VLASHAJ
163.ORIANA ARAPI
164.OZDEMIR NEZIH
165.OZTUG ADSAN
166.PAOLO RUATTI
167.PJETER NARAÇI
168.RAIF ÇAVOLLI
169.REDIA ALIKAJ
170.REDINA NANUSHI
171.REZAR KUMBARO
172.REZART BEJKAJ
173.REZART MOLLA
174.REZARTA GODO
175.ROVENA BEQIRAJ
176.ROVENA XHARO
177.ROZAFA ALIBALI
178.ROZART HASANAJ
179.SABINA YMERI
180.SADRI RAMABAJA
181.SAIMIR MANSAKU
182.SARA GURRAJ
183.SENOL OZDEMIR
184.SERDI SELFO
185.SHKËLZEN KULA
186.SIGITA STEFA
187.SILVANA MALAJ
188.SOFJOLA KOTELLI
189.SOKOL DEDJA
190.SONILA BAJRAMI
191.SONILA LAMAJ
192.SUELA JAHA
193.SUELA LAMÇJA
194.TERIDA MEHILLI
195.THOMA KOLO
196.THOMA PAPADHIMITRI
197.VALENTINA ZGURI
198.VASILIKA GERO
199.VILMA STANKOVIQ
200.VALBONA DERVISHI
12 Dhjetor 2009