E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni i pyllëzimit 2009-2010 ka vazhduar në komunën e Bërzhitës

9 hektarë me pisha mesdhetare, ose 22 mijë fidanë, do të mbillen në këtë zonë për t’u shtrirë më pas ky aksion në të gjithë vendin. Në fjalën e tij ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka deklaruar se pyllëzimi është shumë i rnëdësishëm dhe këtu kërkohet vëmendja e të gjithë aktorëve, madje ai tha se duhet të kthehet në një aksion kombëtar. Sipas ministrit Mediu janë bërë hapa të rëndësishmë për sa i përket administrimit të pyjeve ku vlen për t’u theksuar reforma e bërë nga Ministria e Mjedisit e cila ka kaluar rreth 60% të sipërfaqeve të pyjeve, pushtetit lokal. Të pranishëm kanë qenë dhe ambasadori i Hollandës në Tiranë Henk Van Den Dool si dhe ai i Danimarkës në Tiranë. Ruajtja e mjedisit ishte edhe kryefjala e ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, edhe dje gjatë mbjelljes së 300 pemëve dekorative në komunën e Bushatit në Shkodër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›