Këshilltarët e LSI-së dhe PDIU-së i bashkohen PS-së
12/07/2011 Komuna Dërmenas
FIER- Këshilltarët e LSI-së dhe të PDIU-së bashkohen me PS-në. Ky kalim i beftë ka ndodhur sot në komunën Dërmenas, e njohur si bastion i djathtë. Janë 17 këshilltarë të votuar nga elektorati, ndër të cilët 6 i përkisnin PS-së, 2 LSI-së dhe 1 PDIU-së, ndërsa të tjerët ishin të PD-së. Prej dy takimesh gjithçka duket se do të shkonte drejt shkrirjes së këshillit, pasi këshilltarët e djathtë nuk paraqiteshin fare në mbledhjet e thirrura. Dje, që ishte mbledhja e fundit, shkuan të gjithë këshilltarët. Por ndodhi ajo që nuk ishte parashikuar: mbledhja jo vetëm nuk dështoi, por bëri dhe përmbysjen, pasi 6 këshilltarëve të majtë në votim iu bashkuan edhe ata të LSI-së dhe një këshilltar i PDIU-së, çka e çoi numrin e këshilltarëve që votuan projektet e së majtës në 9 vota. Pas verifikimit të mandateve dhe votimit të proceduarve ligjore të rendit të ditës PS-ja propozoi si kryetar këshilli emrin e Sefedin Jaupit, i cili është këshilltar i LSI-së. Kjo lëvizje e papritur bëri që të thyhet përfundimisht bastioni i së djathtës në Dërmënas, e cili gjithë këta vjet është drejtuar nga kryetar i djathtë dhe këshill tërësisht i djathtë. Në këtë ditë, sipas procedurës është bërë edhe betimi i kryetarit të ri, kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Viktor Fasko. Ky i fundit u betua se do të respektojë komunitetin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Projekt primar i Faskos ka qenë rigjenerimi i zonës bregdetare dhe kthimi në një oazë i kësaj pjese, e cila identifikohet me plazhin e Darëzezës.
A. Damini