E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vendimet e gjyqësorit nuk diskutohen, gabimet komentohen”

12/07/2011  Dule kërkon reformën zgjedhore

“Asnjë forcë politike nuk ka të drejtë të diskutoj vendimet e gjyqësori, por gabimet komentohen”, - kështu u shpreh dje për median Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) pas konstituimit të komunës së Dropullit të Sipërm (Gjirokastër). Sipas tij, Kolegji Zgjedhor, që është organ që garanton respektimin e ligjit, ka gabuar në vendimin e fundit, duke i hequr të drejtën liderit të Partisë Socialiste Edi Rama të qeveriste për herë të katër Bashkinë e Tiranës. “Urgjentisht forcat politike të ndërmarrin një reformë të gjerë në sistemin e drejtësisë, pasi do të jetë tepër vonë në të ardhmen”, - theksoi Dule. “Nuk ka pse të presim 2013-n për të reformuar Kodin Zgjedhor. Të gjitha forcat politike duhet të jenë aktorë për të siguruar së bashku zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparent, kjo në dobi të zhvillimit dhe konsolidimit të sistemit të demokracisë, që tashmë është deformuar”, - përfundoi Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›