Pinari: Gërdecin do ta bënim pikë magazinimi
12/07/2011 Ish-kreu i MEICO-s dëshmon në gjykatë
TIRANE-Ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, ka vijuar për të 4-ën seanca radhazi dëshminë e tij, para togave të zeza të gjykatës së Tiranës. Gjatë dëshmisë së tij Pinari ka sqaruar mënyrën e kalimit të repartit të Gërdecit në varësi të ndërmarrjes shtetërore MEICO, urdhër ky që sipas tij është nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes. I pandehuri i tragjedisë së Gërdecit ka sqaruar se MEICO, e drejtuar prej tij ka marrë varësinë për gjithë zonën territoriale të repartit të Gërdecit, për shkak se Ministria e Mbrojtjes kishte planifikuar që të magazinonte aty, automjetet e vjetra, si dhe sende dhe ambalazhe të vjetruara të ushtrisë shqiptare. Kjo gjë sipas dëshmisë së Ylli Pinarit do të ndodhte menjëherë pas përfundimit të kontratave të nënshkruara me kompaninë amerikane SAC, e cila në atë periudhë kishte përfituar të drejtën e përdorimit të territorit të repartit, për demontimin e municioneve luftarake që ndodheshin në depot e ushtrisë shqiptare. Më tej, ish-kreu i MEICO-s ka sqaruar se Gërdeci do të kthehej në një vend tregtie i Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak se të gjitha mjetet e vjetra që do grumbulloheshin aty, do të dilnin në ankand për shitje. Veç kësaj i pandehuri Ylli Pinari ka sqaruar dhe disa episode të tjera, që bënin fjalë për lidhjen e kontratave dhe bashkëpunimin që ai kishte në këtë drejtim me krerët e lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Procesi gjyqësor i tragjedisë së 15 marsit në Gërdec ku humbën jetën 26 persona, tashmë ka hyrë në fazën e pyetjes së të pandehurve dhe më pas pritet që Prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare për çdo të pandehur. Përgjatë kësaj periudhe, gjyqi i ka ngjarë një telenovele me shumë seri, për shkak të shtyrjeve të shumta që i janë bërë.