E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët e PD dhe përfaqësuesit e MPPTT-së do bllokojnë KRRT-në e Tiranës, në mënyrë që Edvini të mos shesë 30 leje ndërtimi tek klientët e tij

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë paralajmëruar dje se do të ndërpresin bashkëpunimin në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Bashkisë, në rast se Edi Rama do të vazhdojë të mbajë peng planin rregullues te Tiranës, duke i shfrytëzuar ditët e fundit që i kanë mbetur në pushtet për të shpërndarë edhe nja 30 leje ndërtimi klienteliste, por edhe duke abuzuar me nja 20 investime të përkohshme elektorale. Debati rindizet tashmë kur edhe buxheti i bashkisë është në kolaps, për shkak se Edvini refuzon të detajojë projektet ku do të shpenzohen 14 milionë euro të taksapaguesve të kryeqytetit. Sipas ligjit aktual, në rast se këshilltarët e PD-së dhe përfaqësuesit e MPPTT-së nuk marrin pjesë në mbledhjen e radhës të KRRT-së së Bashkisë, Edvini e ka ligjërisht të pamundur që të lëvrojë fondet e përcaktuara për klientët e tij. Ja edhe deklarata e plotë e përfaqësuesit e MPPTT-së, e cila mbështet nismën e këshilltarëve të PD-së, dhënë sot në mesditë: “Që në Nëntor 2004 Bashkisë të Tiranës i janë vënë në dispozicion nga donatorët 1,5 milionë USD plus financimin shtesë të Qeverisë Shqipëtare për të hartuar Planin Rregullues, pasi Bashkia refuzonte ta financonte vetë. Më 1 Nëntor 2006 është lidhur kontrata për hartimin e Planit Rregullues, i cili duhet të mbaronte në Korrik 2007. Nuk mbaroi! 8 Gusht 2007 kontrata u shty deri më 31 Mars 2008. Nuk e mbaruan! 27 Nëntor 2007 kontrata u shty për herë të dytë deri më 30 Qershor 2008. Nuk e mbaruan! 20 Qershor 2008 ishte data e shtyrjes të tretë të kontratës me afat 20 Shtator 2008. Përsëri nuk e mbaruan! 9 Shtator ishte shtyrja e katërt e kontratës. Nuk e mbaroi. Më dhjetor 2008 na kërkoi të miratojmë në parim në KRRT-në e Tiranës draftin e Planit Rregullues duke na premtuar që boshllëqet do të plotësoheshin urgjentisht dhe problemet ligjore të tij do të korrigjoheshin. Nuk e mbaroi! Apo më qartë nuk do ta mbarojë. Në këtë situatë të paprecedent babëzie e paaftësie, Kryetari i bashkisë në vend pranojë dështimin e tij kërkon të vazhdojë të drejtojë qytetin pa plan. Dje në darkë Kryetari na lajmëroi për mbledhjen e KRRT-së me një rend dite për 30 leje ndërtimi të klienteve të tij e 20 investime elektorale. Kjo do të thotë as më shumë e as më pak, por vertetim i faktit që Kryetari i Bashkisë vazhdon të abuzojë me lejet e ndërtimit dhe ta përdorë pushtetin e tij në shërbim të klientëve të 15%. Kjo është pengesa reale qe e lë Tiranën pa Plan Rregullues prej 10 vjetësh. Kjo shaka e ripërsëritur e tij duhet të marrë fund. Tirana nuk është çifligu i tij dhe KRRT-ja nuk është bandë që të grabisë qytetin. Ne si profesionistë e të votuar të Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e KRRT-së të Tiranës. Nuk mund të bëhemi palë në shkatërrimin e kryeqytetit, nuk mund të pranojmë trajtimin e Tiranës si pulla e njolla sheshesh ndertimi. Ne kërkojmë me forcë miratimin e Planit Rregullues të përfunduar në Këshill Bashkiak e deri ne KRRTRSH sikurse ligji e kërkon. Ne kërkojmë një proces të thellë shqyrtimi që të ketë në fokus interesat më të mira të Tiranës dhe qytetareve të saj dhe jo lejet e ndërtimit të Kocove të Kryetarit të Bashkisë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›