Myslimanët kundër-protestë ndaj gejve

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" / foto arkiv
Nesër komuniteti mysliman do të mbajë një kundër-protestë ndaj komunitetit gej. Me 17 maj krahas paradës së paralajmëruar nga komuniteti LGBT, edhe Forumi Mysliman Shqiptar ka lajmëruar mbajtjen e një manifesti me rastin e ditës së familjes.
Sekretari i këtij forumi, Roald Hysa është shprehur se me këtë rast synohet të sensibilizohet shoqëria për vlerat që mbart familja. “Duam të tregojmë se ne jemi një shoqëri që i ruajmë vlerat familje për kundrejt këtyre njerëzve që vetëm familje nuk mund të krijojnë, ka thënë Hysa.
Policia ka dhënë leje për mbajtjen e të dy manifestimeve dhe nga ana tjetër do të marrë masa që të mos ketë incidente. Nesër pritet që në orarin e tyre, për tre orë do të bllokohet qarkullimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit. /F.S/