Këshilltari i Berishës bëhet keq nga zilja e celularëve
Këshilltari i kryeministrit Glori Hysi, dje u shfaq publikisht në mbështetje të kryebashkiakut Lulzim Basha në garën për kreun e ri të PD-së. E shoqëroi atë gjatë konferencës për shtyp mesditën e djeshme teksa u shfaq dhe «vëzhgues» ndaj çdo lëvizje dhe zhurme që vinte në sallë gjatë momentit që z.Basha shpallte platformën për pasardhësin e Sali Berishës në PD.
Por më keq Glori u ndje kur nisi të bjerë zilja e parë e telefonit. Ia nguli sytë një prej të pranishmëve në sallë, si një lloj qortimi dhe u qetësua vetëm kur i zoti i telefonit e bllokoi thirrjen. Por pa kaluar as dy minuta, ra një zile tjetër, tashmë një kameramani, i cili e mori me të ngadaltë uljen e ziles pa dashur t’ia dijë për shikimin qortues të Glori Hysit.
(e.m.summer pages/G.SH/BalkanWeb)