E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltari i Edi Ramës në zgjedhjet e 8 majit dënohet nga drejtësia italiane me 7 vjet burg

16-12-2011 / Gazeta 55

Luixhi Krespi, në krye të një studioje italiane këshilloi Edi Ramën gjatë zgjedhjeve të shkuara vendore. Megjithatë globalistët italianë duket se e kishin Shqipërinë si një front korrupsioni, pasi Krespi dhe i vëllai i tij Ambrogio u dënuan me shumë vite burg, për shkak të parregullsisë së tyre në dhënien e konsulencës dhe lëvrimin e financimeve

Këshilltarët elektoralë italianë që ndoqën Edi Ramën në zgjedhjet lokale të 8 majit janë dënuar me 11 vite burg nga drejtësia italiane. Luigi Crespi dhe Ambrogio Crespi drejtues të një zyre të njohur konsulence italiane ndoqën nga afër fushatën për rizgjedhjen e Ramës në Kryeqytet, si dhe e shoqëruan kryesocialistin në disa qytete të Shqipërisë. Crespi, ish-njeriu i sondazheve politike në Itali, që së bashku me kolegët e tij ndihmuan për imazhin dhe aspektin publicitar të fushatës së Edi Ramës, është dënuar me 7 vjet heqje lirie nga Gjykatësit e Milanos për pasjen gisht në falimentimin e kompanisë së komunikimeve HDC.
Përpos Luigi Crespit është dënuar edhe vëllai i tij, Ambrogio Crespi me 4 vjet heqje lirie. Të dy vëllezërit këshilltarë të Ramës janë akuzuar për falimentim preferencial të kompanisë së komunikimeve HDC në bashkëpunim me të tjerë. Kompania falimentoi në vitin 2004 me një pasiv prej 40 milion eurosh. Dëmi ndaj aksionarëve u llogarit prej 22 milion euro. Ndër të tjerë “gjykata vendosi që Luigi Crespit për dhjetë vitet e ardhshme nuk i lejohet të ngrejë sipërmarrje apo të ketë poste a detyre në sipërmarrje”, njofton ANSA. Luigi dhe Ambrogio Crespi të dy këshilltarë të kreut të PS-së, Edi Rama, janë të njohur edhe për një fakt tjetër. Në ditarin e tyre në internet (http://misterblog.it/diario-da-tirana) para ca kohësh shkruanin në postimin “Nostalgji për të Ardhmen” se kishin ardhur në fushatën e Ramës për ndaluar hegjemoninë amerikane, që sipas tyre, kishin ndihmuar kandidatin fitues Lulzim Basha. “Vëllait tim Luigit, shkuarja në Tiranë - shkruan Ambrogio Crespi - “i  ka bërë mirë”, dhe “se nuk do të ndalet këtu në Tiranë, se tani me Emanuele Floridin dhe me Michelangelo Tagliaferri-n do të shkojnë kudo për të kundërshtuar hegjemoninë amerikane në organizimin e fushatave zgjedhore në botë…jeni të paralajmëruar!!!”.
Sidoqoftë fundi i tyre, me këto fjalë paralajmëruese për kundërshtimin ndaj hegjemonisë imperialiste amerikane mbyllej postimi i zyrës së konsulencës që merrej me imazhin e Ramës në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Kësisoj mësuam se Rama i kish thirrur italianët jo vetëm për të organizuar imazhin e tij, por edhe për t’ju kundërvënë hegjemonisë së pranisë amerikane në opinionin publik shqiptar. Prandaj me shumë mundësi që sulmet ndaj ambasadës amerikane në Tiranë, dhe posaçërisht ambasadorit Arvizu të ishin pjellë e një plani-veprimi të “revolucionarëve” romantikë të Ramës, që donin të frenonin hegjemoninë e ideologjisë amerikane, në organizimin e fushatave elektorale në botë. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›