E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi voton sot kandidaturën e Bujar Leskajt

15-12-2011 / Gazeta 55

Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave votoi dje “pro” kandidaturës së Bujar Leskajt, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gjatë shqyrtimit të dekretit të Presidentit për kandidaturën e Leskajt, deputetët e mazhorancës vlerësuan kandidaturën e Bujar Leskajt në krye të KLSH-së, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Opozita akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta për emërimin e zyrtarëve, konkretisht në krye të KLSH-së. Nga ana tjetër deputetët e opozitës njoftuan mos pjesëmarrjen e grupit parlamentar të PS-së gjatë votimit të Leskajt në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte. Bujar Leskaj në fjalën e tij para deputetëve të komisionit Parlamentar prezantoi vizionin e tij për KLSH-në, duke theksuar se nisma e parë do të jetë dorëzimi i imunitetit si kreu i institucionit. Ai renditi më tej planet e tij për reformimin e nevojshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa i cilësoi si sfidat që e presin kontrollet në administratën fiskale, në koncensione e privatizime dhe vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit me institucionin e Prokurorisë. Dekretimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor, pas rrëzimit të Sali Shehut, dekretuar si kandidatura e parë e zgjedhur nga kreu i shtetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›