Përse nuk ia dalim dot?
Qeveria shqiptare miratoi dje nxjerrjen në shitje të kompanisë së vetme të naftës Albpetrol. Arsyeja është se qeverisë i duhen shumë para, i duhen shpejt, mundësisht sot. Spiralja e borxheve në të cilën ka zhytur ekonominë e vendit Sali Berish, dhe pafuqia e zyrtarëve të financave publike të sillen me të si profesionistë, ka bërë që shpejtësia me të cilën rritet kostoja e borxhit, të thithë brenda saj pa asnjë kuptim pasuritë e fundit publike që i kanë mbetur vendit.
Tri janë shkaqet e qarta përse ne nuk na shpëton as shitja e Albpetrolit, as e digave të Fierzës e Komanit, as dhe e çdo centi që është ende pasuri publike.
E para është se pasuritë publike që po shiten nuk prodhojnë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit. Në Shqipëri të gjitha privatizimet strategjike kanë përfunduar në korrupsion dhe në zbrazje të arkës së shtetit. Rasti më flagrant mbetet historia e kompanisë ARMO. Qeveria e privatizoi duke deklaruar se ia shiti një kompanie amerikane, ndërkohë që kjo kompani u tërhoq një ditë para se të paguante lekët, duke dëshmuar qartë se ishte një mbulesë për biznesmenin shqiptar që bleu kompaninë. Çmimi i rritur i saj për tu dukur konkurrent, u pagua në rrugë jo transparente, duke prodhuar si shpërblim lehtësi fiskale dhe monopol në tregun e naftës për përfituesin e kompanisë. Dhe përfundimi sot është që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit Albpetrol sh.a. Fier, nuk ka mundur dot ti marrë kompanisë ARMO të Rezart Taçit një shumë në vlerën 3.936.800.000 lekë, përkatësisht vlera prej 3.578.689.215 lekë shkaktuar nga moslikuidimi i detyrimeve të rrjedhura nga furnizimi me naftë bruto, gaz natyror dhe hollues deri më datë 31.12.2010 nga kompania ARMO sh.a. (ARMO oil) dhe vlerën 358.107.780 lekë për moslikuidim në afat të faturave të shitjes së naftës po nga kjo kompani. Që të mos lodhemi, kjo shifër shkon diku tek 40 milionë dollarë për vitin 2010. Në rrethana të tilla, po të llogarisim dhe borxhet që tatimet dhe taksat i tolerojnë ARMO, na rezulton se ajo nuk është shitur për të mbledhur më shumë para qeveria, por është shitur që të krijohet një monopol në tregun e naftës dhe të operohet me borxhe të tilla të frikshme që falimentojnë dhe kompanitë e tjera. Nëse një kompani që është blerë e gjitha 128 milionë dollarë, ti e lejon të krijojë andej- këtej një borxh që shkon tek 80 milionë dollarë, jo vetëm që nuk ke ndihmuar ekonominë e vendit, por i ke hequr asaj shansin të prodhonte të ardhura nga një sipërmarrje fitimprurëse.
E dyta është se fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë janë copëtuar para shitjes së Albpetrolit. Për të gjithë ata që nuk e njohin çështë Albpetroli, duhet tiu kujtoj se është një ndërmarrje që bashkon shpim- kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës në vend. Kjo kompani ka pasur një armatë të tërë inxhinierësh që për vite të tëra nën diktaturë kanë bërë studimin e fushave naftëmbajtëse dhe i kanë shfrytëzuar ato. Në mënyrë abuzive nga qeveria Berisha, prej vitit 2006, kësaj kompanie i është hequr territori me 1 euro. Kompania e burrit të Albana Vokshit, që ka në krye një grek nga Selaniku që jeton në Kanada, në të vërtetë ka marrë fushat naftëmbajtëse më të mira të vendit, që me projektet që ka synon gjashtëdhjetë për qind të tyre. Dua tu kujtoj se ajo ka zonat më me perspektivë për të ardhmen si Delvina apo Divjaka, dhe naftën me cilësi të pritshme më të lartë siç është ajo e Delvinës. Kjo kompani e ka marrë atë koncesion pa asnjë lek, vetëm nga shkaku se Mimoza Vokshi, që ka qenë Drejtoreshë në Ministri të Ekonomisë, ia ka dhënë burrit të motrës së saj. Kaq e thjeshtë. Nuk më intereson në këtë mes as certifikata e martesës së Albanës dhe as certifikata e pastërtisë e gjyqtarit Vokshi, por e vërteta e hidhur. Albpetroli në thelb është një pasuri që bazohet tek territori naftëmbajtës, jo tek sondat apo makinat e transportit. Ne këtë territor e kemi dhënë për Bankersin, një kompani kanadeze, për të cilin loboi gjenerali Klark, duke bërë pazare me Berishën dhe kompania e Familjes Berisha nën delegimin e bërë përmes partnerit të Vokshit. Albpetroli që po shesim është një gërdallë e rrethuar nga ujqër që e shqyejnë përditë, disa nën tokë e ARMO mbi tokë. Atij i kanë marrë territorin për të mos vlejtur më, dhe aq sa vlen dhe nxjerr nuk i japin paret që i takon. Në këtë formë që është katandisur ai do të përfundojë me siguri në duart e një prej këtyre tre kompanive, ose të ARMO, ose të grekut që ka partner burrin e Vokshit, ose të Bankers. E sigurt është se në tender do shfaqen emra të tjerë, çmime të tjera dhe kompani që do na shpallen si më të mëdhatë në botë, por në fund do të ngelen këta që ndërkohë e kanë copëtuar Albpetrolin dhe e kanë shkatërruar atë. Pastaj llogaria është e thjeshtë. Ata i kanë borxhe Albpetrolit lekët e tyre dhe kështu shpëtojnë dhe nga borxhet që si paguajnë kurrë. Në këto kushte ne jo vetëm që nuk do të fitojmë pare nga Albpetroli, por nuk do marrim as borxhet që ai ka.
E treta dhe më e rëndësishme është vetë spiralja e borxheve ku ka hyrë qeveria. Nuk është puna se qeveria ka marrë shumë borxhe. Mund të merrte dhe dyfishin e tyre nëse kishte një skemë shlyerje për çdo borxh që merr. Por e keqja është se qeveria po merr borxhe për të shlyer borxhet dhe jo për të investuar. Kështu, segmenti Rrëshen- Kalimash shkoi mbi 1 miliard euro dhe qeveria mori borxh një kredi 250 milionë euro me interesa shumë të larta, plus që rëndoi parametrat e ekonomisë me shtrydhjen e buxhetit në një segment që më shumë solli të ardhura për ata që firmosën se sa begati për Shqipërinë. Problemi është se qytetarët shqiptarë paguan një herë kur bënë rrugën me paret e buxhetit, paguan për herë të dytë kur u rënduan me kredinë sovrane prej 250 milionë euro, po paguajnë prapë me kreditë që merren për të shlyer kredinë e marrë dhe së fundmi do paguajnë prapë për të kaluar në këtë rrugë që tashmë do jepet me koncesion. Kjo është vjedhje e katërfishtë. Skema normale do të ishte që nëse kjo rrugë do të ishte rentabël, të jepej me koncesion që në fillim me zero lek, dhe kompania që do e ndërtonte le të na merrte lekët kur të kalonim. Problemi ynë është se na gënjyen që rruga është rentabël dhe do sillte miliarda dollarë, në të vërtetë ka sjellë vetëm patate nga Kukësi në Tiranë, dhe se po ndërtohej me paret tona, se e kishte suksesin ekonomik të sigurt. Tani ne do të ripaguajmë biletën tek tuneli për ndonjë kompani larg qoftë të Familjes Berisha, pasi ata po e marrin mirëmbajtjen dhe ndërkohë kemi paguar tri herë të tjera shpenzimet dhe borxhet e borxheve që kemi marrë për të. Kjo skemë financiare që prodhoi Berisha për të ndërtuar këtë rrugë është një varr i madh për ekonominë shqiptare, që nuk i mjafton jo Albpetroli, por sikur të dalë gjithë Shqipëria në shitje. Me të njëjtën skemë financiare jo rentabël që prodhoi këtë gropë të zezë në ekonominë shqiptare, ai ka operuar në çdo investim publik në vend. Vetëm VKM-të e qeverisë për të prishur dhe ndrequr herë Piramidën, herë Sheshin Skënderbej e herë parlamentin e ri, i kanë shkuar 20 milionë euro. Ai realisht nuk ka asnjë shembull suksesi në investimet publike apo asnjë projekt, i cili ti ketë prodhuar të ardhura dhe eficencë pas privatizimit. CEZ, gjiganti i shpërndarjes së elektricitetit në vend, ë
