Futbollistë, kujdes sjelljet

Chelsea ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi Federata angleze e shpalli fajtor qendërmbrojtësin John Terry për fyerje racore ndaj Anton Ferdinandit, kurse Ashley Cole kritikoi FA-në me një postim në rrjetin social Twitter, duke i dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të tij.
Di Matteo të shtunën njoftoi se klubi do të marrë masa disiplinore ndaj Coles, kurse tani ka paralajmëruar anëtarët e tjerë të ekipit se duhet të kenë kujdes me sjelljet e tyre. “Imazhi i klubit është shumë i rëndësishëm, sigurisht”, deklaroi Di Matteo për mediet angleze.
“Ne kemi rregulla, dhe cilido që i thyen ato, do të ballafaqohet me masa disiplinore. Ne kemi standarde të larta dhe shpresojmë që të gjithë t’i respektojnë ato. Vij nga Zvicra, andaj më pëlqejnë rregullat dhe rregullat vendosen për t’u respektuar. Nuk do të them se jam disiplinues, por kur jetoni dhe punoni në një grup, ju nevojiten rregullat për të qenë në gjendje të jetoni dhe punoni së bashku”, përfundoi ai.