Këshilltari i Nikolicit: Urgjentisht të arrihet konsensusi për Kosovën

"Ai, si njeriu i parë i Serbisë, do ta respektojë Kushtetutën. Në përputhje me të dhe autorizimet ligjore të presidentit - që nuk janë të vogla - mundësohet që në bashkëpunim me qeverinë të marrë pjesë në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Duric për “Danas”.
"Nuk ka dyshim se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbartë peshën e dialogut serbo-shqiptar. E, nëse ne duam që të sigurojmë paqe të qëndrueshme në Ballkan, ne duhet ta zgjidhim raportin serbo-shqiptar duke zgjidhur marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel politik. Deri te një zgjidhje e kënaqshme nuk mund të arrihet pa konsensus të brendshëm, si dhe pa informimin e qytetarëve dhe subjekteve tjera në shoqëri se cili është raporti i forcave në botë e në terren, si dhe në vetë Serbinë, se cilat perspektivat e cilat janë hapat që do të ndërmarrim për të përmirësuar pozitën tonë”, transmeton Telegrafi.
Konsensusi politik, thotë ai, duhet të arrihet mes akterëve kryesorë politikë - të krerëve të koalicionit qeverisës në Serbi.
"Është thelbësore për të vepruar shpejt. Këtë kërkon situata në terren dhe momenti politik. Ne do të gëzoheshim nëse për çështjen e Kosovës do të arrihej një konsensus çfarë e kemi në lidhje me BE-në”, shton Duric.