E Shtunë, 31 Tetor 2026

”Alternativat” e pjesëtarëve të EULEX-it

Për angazhimin e EULEX-it në veri ka jo pak kritika negative, por pjesëtarë të saj janë tejet të përkushtuar për të pasur qasje në këtë pjesë të Kosovës. Të sulmuar shumë shpesh nga grupe njerëzish në veri, pjesëtarët e EULEX-it e kanë të ndaluar që në këtë pjesë të qarkullojnë ndryshe pos me vetura të blinduara.

Mirëpo, ka të atillë që nuk e preferojnë këtë formë të qarkullimit në veri dhe kanë gjetur metoda…. “alternative”, shkruan zëri.

“Zëri” ka marrë vesh nga burimet e saj në veri të Kosovës, se koordinatori spanjoll në largim i zyrës së këtij misioni në Mitrovicë, gjatë kohës sa ka shërbyer si pjesëtar i EULEX-it ka blerë veturë private, të cilën e ka përdorur për të shkuar në veri.

Një zyrtar serb i një prej komunave të veriut që punojnë me financa të qeverisë së Serbisë, duke qeshur ia ka përshkruar “Zërit” atë që e bën ky zyrtar spanjoll:

“Vetëm ta shihni atë si i heq tabelat RKS të veturës private, sa herë i afrohet pjesës veriore. Nganjëherë të krijohet përshtypja sikur ne jemi ata që po ndikojmë më shumë te ndërkombëtarët sesa ata te ne”, sqaron ky zyrtar serb në kushte anonimiteti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›