Këshilltari presidencial i Ukrainës kërkon ndihmë për korridoret humanitare dhe OSBE

Ukraina ka nevojë për korridore humanitare të mbështetura nga organe të tilla si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vazhdën e pushtimit të Rusisë, tha të enjten një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.
“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse kthehen menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.
“Ne kemi nevojë për korridore humanitare – ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmën aktive të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë #OSBE-në. Mjaft të flasim.”/Reuters