E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kompania më e madhe e naftës në Rusi, bën thirrje “për armëpushim në konfliktin e armatosur”

Ndërsa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 8-të, të shumtë janë ata që i kanë dalë kundër Putinit, duke i bërë thirrje ta ndalë këtë agresion. Së fundmi, kompania e dytë më e madhe e për prodhimin e naftës në Rusi, Lukoil, ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës. Në një deklaratë në faqen e saj në internet, kompania shpreh shqetësimin për “zhvillimet tragjike në Ukrainë”, duke shtuar se mbështet negociatat për dhënie fund të konfliktit.

Bordi i saj ka bërë thirrje “për armëpushim të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e saj përmes negociatave dhe diplomacisë”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›