Rrëshqitja e tokës, 200 banorë në Pogradec jetojnë me frikën e vdekjes
gati të frikshëm për çdo ditë që kalon të masivit që ka shtuar më tej problemet në këtë zonë me afrimin e tij pranë banesave ku është shkëputur në tonelata dhe baltë duke krijuar një situatë tejet të rënduar dhe të rrezikshme për banorët e zonës. Shembjet nga rrëshqitja e tokës dhe çarja e saj kanë shkatërruar plotësisht një shtëpi në afërsi të masivit. Hava Hyka një e moshuar e fshatit Laktesh thotë se ka mbetur në qiell të hapur pas shembjes së shtëpisë. 72 vjeçarja është strehuar përkohësisht prej katër ditësh tek djali i saj, banesa e të cilit ka pësuar çarje për shkak të afërsisë me zonën që është prekur nga rrëshqitja. Hava Hyka thotë se shtëpia e saj e vjetër është rrënuar tërësisht por edhe pse në zonë ka nisur evakuimi dhe shpërndarja e çadrave. Kjo masë e Shtabit të Emergjencave Civile pranë prefekturës së Korçës duket se nuk është asgjë para faktit se shumë banorë të fshatit tani po përjetojnë tmerrin dhe jetesën në qiell të hapur. Banorët thonë se shembjet në banesa kanë nisur dhe masivi i rrëshqitshëm ka bërë dëme të shumta që mund të përsëriten për faktin se erozioni vazhdon të jetë i aktivizuar Në zonë shtëpitë janë të vjetra dhe nga tejngopja e tokës me ujë dhe çarja e saj në mes rrezikojnë të shemben. Kryetari i komunës Velçan, Ilir Mani thotë se fshati Laktesh është në prag katastrofe. Gjendja është shumë e rënduar, madje mund të themi për fat të keq një konstatim të rëndë se jemi në prag katastrofe. Shtëpitë kanë filluar të shemben dhe deri tani dy banesa janë rrënuar. Janë gjithsej 45 shtëpi që kanë pësuar çarje dhe aktualisht nuk ka një mundësi për strehimin e banorëve të tyre. Evakuimi i familjeve më të rrezikuara ka nisur dhe nga ana e prefekturës së Korçës janë sjellë 30 çadra ku do të strehohen familjet më emergjente që janë prekur nga shembjet në banesa, ka bërë të ditur për gazetën kryekomunari Mani. Situatën e kanë parë nga afër edhe ekipe me specialistë të Shtabit të Emergjencave dhe Prefekti i Korçës Andrea Mano. Për shkak se çarja e masivit dhe e tokës është e madhe sipas specialistëve aktualisht nuk ka një mundësi reale për ndërhyrje pasi formacioni vazhdon të rrëshqasë nga tejngopja e tokës me ujë në pjesën e kodrës që është carë në tërësinë e saj duke rrezikuar të gjitha shtëpitë. Nisur nga kjo gjendje alarmi, kemi ngritur çadrën e parë për një familje. Ka nisur evakuimi dhe përkohësisht banorët do të strehohen në çadra deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate, ka pohuar Mano.
I. Frasheri