E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kështu bënin të gjithë, telefononin 11 skuadra

Teza

Teza “kështu bënin të gjithë” duket se po fiton besueshmëri. Prokurori Narduçi, që gjatë kohës së procesit për Xhiraudon e likuidoi pa shumë hezitim këtë teori, duke theksuar se ata, të cilët telefononin ishin vetëm “Moxhi, Xhiraudo, Foti, Lotito, Andrea Della Valle e Diego Della Valle", është përgënjeshtruar nga faktet. Në sallën e Napolit, ku dje u mbajt gjyqi i “Calciopoli II”, do të dalin në pah edhe telefonatat e Bergamos, Paireto, Macinit ose Lanezes, por edhe të drejtuesve të tjerë të shumë klubeve të atëhershme të Serisë A, Inter, Milan, Roma, Bolonja, Palermo, Kaljari dhe Udineze, përveç të cituarve të tjerë si Juventus, Rexhina, Lacio e Fiorentina. Stafi që mbron Moxhinin kërkon të pranohen si provë 171000 përgjime të mbetura jashtë procesit të parë. Janë rreth 100 përgjime, që vlejnë për hetimet dhe të cilat avokatët e Don Luçianos i shikojnë si prova.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›