Bergamo: Kur hanim darka, nuk thurnim asnjë komplot
“Më duket se u shndërrova në njeriun që përgatiste darkat”. Këto ishin fjalët e Paolo Bergamos, ish-disenjatorit të gjyqtarëve në Federatën Italiane, në fund të seancës dëgjimore në Gjykatën e Napolit për “Calciopoli”-n. “Isha në vitin e gjashtë dhe të fundit të punës dhe së bashku me bashkëshorten time kisha vendosur që kur Milani, Interi dhe Juventusi të vinin në Livorno për të luajtur, do të kishim ftuar disa prej drejtuesve në shtëpinë tonë për darkë. Bëhet fjalë për miq të vjetër si Galiani apo Moxhi, shpjegoi ai. Në këtë mënyrë kam vepruar me Interin dhe Faketin, me Milanin e Galianit, i cili e refuzoi ftesën dhe me Juventusin në fund të kampionatit, duke ia bërë ftesën Macinit”. Bergamo theksoi se kur organizonte darkat “në tavolina nuk thureshin komplote apo ideoheshin mashtrime, por thjesht shijohej ushqimi. Por, dua të theksoj se kjo nuk ishte diçka e ndaluar”.
#