Xhaka në Prishtinë, nderohet nga FC.Prishtina

Mesfushori kosovar i Borusia Monchengladbachut, Granit Xhaka po qëndron në Prishtinë së bashku me babain e tij.
Ylli me pasaportë zvicërane është pritur nga krerët e klubit futbollistik Prishtina.
Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi i dhuroi një dhuratë Xhakës, një pikturë të argjendit me një një simbol të kombit shqiptar.
Xhaka falënderoj krerët e Prishtinës për pritjen e bërë ndërsa përsëriti dashurinë e tij për Kosovën duke thënë se i mungon shumë./Indeksonline/