Kësti i dytë, favorizohet kush mori më herët këstin e parë
22/08/2011 Qeveria ka miratuar vendimin për afatet e ndarjes së kësteve nga i pari deri te i teti
Kush ka përfituar këstin e parë më herët do të mund të marrë më shpejt këstin e dytë që mendohet të shpërndahet që këtë vit. Nga janari deri në korrik të këtij viti janë shpërndarë 1,4 miliardë lekë për përfituesit, të cilët kanë rezultuar të përzgjedhur në listat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Ky proces ka ecur me ritme të kënaqshme gjatë pjesës së parë të këtij viti dhe qeveria ka miratuar pothuajse në çdo mbledhje të saj lista me emrat e ish-të përndjekurve që duhet të marrin paratë që u takojnë për vitet e burgimit, apo për familjarët e viktimave, të ekzekutuar apo pushkatuar padrejtësisht për motive politike. Sipas të dhënave paraprake mendohet se deri më tani kanë përfituar mbi 10 mijë ish-të përndjekur nga 18 mijë që kanë aplikuar në total për këtë proces.
Radha e ndarjes
Qeveria ka miratuar radhën e ndarjes së këstit të dytë e me radhë deri te kësti i tetë, me anën e një vendimi, i cili ka hyrë në fuqi pak kohë më parë pas botimit të Fletoren Zyrtare. Kësti i dytë për ish-të përndjekurit është premtuar të ndahet këtë vit, pasi të ketë përfunduar ndarja e të hollave për gjithë ish-të përndjekurit që kanë aplikuar. Në këtë vendim të qeverisë është parashikuar edhe shpërndarja e fondit për ata ish-të dënuar që janë mbi 65 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kriteret për gjendjen shëndetësore dhe përfitimin e këtyre të fundit do të përcaktohen me udhëzim të veçantë nga Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë.
Ndarja e kësteve
Dëmshpërblimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave do të shpërndahet në tetë këste të barabarta. Në çdo rast, vlera e këstit të dëmshpërblimit është jo më e vogël se 100 mijë) lekë dhe jo më e madhe se 1 milion lekë. Me këtë vendim të qeverisë është përcaktuar skema e shpërndarjes së kësteve të dëmshpërblimit, sipas së cilës afati i shpërndarjes së këstit të dytë, fillon pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë. Pagesa e kësteve, duke filluar nga kësti i dytë, do të bëhet sipas radhës kronologjike të kryerjes së pagesës së këstit të parë, me përjashtim të ish-të dënuarve politikë, të cilët janë mbi 65 vjeç dhe vuajnë nga sëmundje të rënda. Ministri i Financave pritet të nxjerrë rregulla për mënyrën dhe procedurën e kryerjes së kësaj pagese, e cila do të bëhet publike në muajt në vazhdim.
Përparësia për ndarjen e këstit
Radha e përparësisë për ndarjen e këstit të dytë nga Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, do të jetë për të dënuarit politikë, të mbetur gjallë me moshë mbi 65 vjeç dhe të dënuarit politikë dhe familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, të cilët vuajnë sëmundje të rënda. “Llojet e dokumentacionit, ku vërtetohet gjendja e rëndë e subjektit përfitues dhe procedurat e paraqitjes së tyre, përcaktohen me udhëzimin e përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Shëndetësisë”, - thekson vendimi. Ndërkaq, për këstet e tjera, afati i shpërndarjes fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të mëparshëm për të gjitha subjektet përfituese. Më konkretisht kësti i tretë fillon një muaj pas ndarjes së këstit të dytë për çdo përfitues, kësti i katërt fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të tretë për të gjithë përfituesit e kështu me radhë deri te kësti i tetë. Ky vendim u referohet të dënuarve politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin me burgim, izolim në hetuesi ose në spital psikiatrik, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, për familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht, me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, nga data 30.11.1944, deri më 1.10.1991, si dhe për të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin me internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954.