Rriten huate BSH Ne 2010-en me shume overdraft-e

Kredia e tipit overdraft ka nisur të jetë më e kërkuar nga kredimarrësit shqiptarë. Vitit 2010 ka njohur rritje të dhënies së kësaj kredie si në shuam ashtu dhe në numër klientësh. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si individët ashtu dhe bizneset morën më shumë overdraft për qëllimet e tyre.
Në vitin 2009 bizneset morën rreth 96.8 miliard lekë kredi overdraft, ose rreth 22.4 për qind të portofolit të kredisë. Një vit më vonë, bankat dhanë 108.3 miliard lekë overdraft, ose rreth 12 për qind më shumë. Banka e Shqipërisë sqaron se njolloj huaje zuri dhe peshën më të madhe të kredisë së dhënë, me rreth 23 për qind. Bankat e nivelit të dytë kanë dhënë më shumë overdraft dhe për individët, edhe pse rritja ka qenë e vogël.
Nga 6.1 miliard në 2009 në 6.3 miliardë arriti shuma e overdraftit të dhënë për individët në 2010. Pesha e kësaj huadhënnie nga bankat është e vogël krahasuar me portofolin. Vetëm 1.3 për qind e kredisë së dhënë për individët ishte e llojit overdraft. Lehtësia e marrjes së këtij borxhi i josh klientët që pavarësisht normave të interesit të bëhen pjesë e overdraft.
Florian Papadhimitri