E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro konstante rritja pritet ne shtator

Euro ka regjistruar lëvizje me kahe të kundërta dhe paqëndrueshmëri gjatë gjithë muajit gusht.  Fatmirësisht kursi nuk ka ndryshuar duke u luhater pak qindarka poshte vlerës 140 lekë. E premtja regjistroi velrën mesatare të një euroje me 139 lekë e 90 qindarka, sipas Bankës Qendrore. në fillim të këtij muaji euro vlerësohej me 139 lekë e 50 qindarka dhe gjatë këtyre dy javëve ka pasur rënie dhe rritje të vlerës.

Kërkesa e paqëndrueshme në tregun e monedhave dhe problemet financiare të shteteve në Europë mendohet që janë shkaqet që ndikojnë në tregun valutor. Ndërkohë ekspertët vendas thonë se lëvizje hyrëse dhe dalëse në Shqipëri kanë mbajtur monedhën e përbashkët në këto vlera, pasi sipas tyre do të kishim humbje të terrenit nga leku. 

Ardhja e emigrantëve dhe më së shumti e pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia kanë mbajtur një farë stabiliteti në tregun e këmbimit të monedhave. Ndërkohë është regjistruar dhe dalje e madhe e euros nga Shqipëri pë shkak të pushuesve në plazhet e huaja. Shtatori sipas parashikimeve do të njohë rritje të vlerës së euros ndaj monedhës shqiptare.

Ndërkohë më e qendrueshëm ka qenë monedha amerikae gjatë muajit gusht. Një dollarë në fillim të muajit këmbehej me kursin mesatar 96 lekë e 80 qindarka, ndërsa në pas dy javësh kishte fituar rreth 90 qindarka vlerë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›