Votimi në Shalë, asnjë incident, sot shpallet rezultati
22/08/2011 Zgjedhjet vendore
Për të tretën herë në komunën Shalë u zhvilluan dje zgjedhjet për kryetar të kësaj njësie zgjedhore, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Procesi i votimit në 5 qendrat e votimit të kësaj zone filloi rreth orës 7:30 minuta të mëngjesit të djeshëm, dhe u mbyll sipas orarit të lajmëruar nga KQZ-ja, rreth orës 19:00. Votimi gjatë gjithë ditës së djeshme ka vijuar normalisht në të pesë qendrat e votimit, dhe nuk është regjistruar asnjë problem me procesin, qoftë për sa i përket mënyrës së votimit, qoftë edhe lidhur me ndonjë bllokim të mundshëm të procesit, siç ndodhi në një pjesë të madhe të rasteve gjatë votimit të 8 majit. Në një bisedë telefonike, zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli bëri të ditur për gazetën se “Për zgjedhjen e kryekomunarit të Shalës, nga 2820 zgjedhës, pjesëmarrja në votime ka qënë rreth 2 për qind, apo e thënë në shifra rreth 1500 votues. Procesi zgjedhor gjatë gjithë ka vijuar normalisht, dhe nuk ka pasur asnjë incident”. Gjithashtu, Olli theksoi se duke iu referuar pjesëmarrjes në raundin e tretë të votimeve në këtë komunën, “Në orët e para të mëngjesit të sotëm do të kemi dhe rezultatin e fituesit të kësaj gare të tejzgjatur”, – tha zëdhënësi i KQZ-së. Ditën e djeshme, fluksi më i madh është vërejtur në qendrën e votimit në Breg të Lumit. Ndërsa është vërejtur një prani e madhe e forcave të policisë dhe ato të RENEA-s, ndërsa dy kandidatët, demokrati Dedë Tonaj dhe socialisti Bal Vuksani janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga forcat RENEA. Për të vërejtur nga afër procesin zgjedhor nga Partia Demokratike në Shalë ishin të pranishëm deputetët Astrit Bushati dhe Gjok Uldedaj, ndërsa nga Partia Socialiste, Tom Doshi dhe Paulin Stërkaj. Zgjedhjet e mbajtura më 8 maj në këtë komunë u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik. Por, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të dy partive, PD dhe PS, penguan zhvillimin e procesit, i cili u shty më 21 gusht. Kjo është hera e tretë ku u tentua të zhvillohen zgjedhjet në këtë njësi vendore. Për herë të parë votimi u provua të zhvillohej në 8 maj, por diçka e tillë nuk u bë e mundur për probleme teknike. Tentativa e dytë ishte ajo e rivotimeve të datës 31 korrik, por sërish nuk u mundësua votimi, pasi disa persona penguan helikopterin të dërgonte bazën materiale për votimin.