E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depozitat e shqiptareve u shtuan qe pas periudhes se krizes boterore

Shqiptarët kanë shtuar gjithmonë e më shumë besimin tek bankat, duke cuar në një nivel të lartë përqendrimit të depozitave të tyre në banka. Kështu, shkalla e përqendrimit të depozitave të sistemit bankar vlerësohet të jetë e lartë, ku 5 bankat më të mëdha zënë rreth 74% të totalit të depozitave në fund të vitit 20110. ndërkohë, në Shqipëri ushtrojnë aktvitetitn e tyre 16 banka të nivelit të dytë. Gjatë këtij viti depozitat u rritën me 122 miliardë lekë në krahasim me një viti më parë. Në fund të dhjetorit 2010, totali i depozitave arrin nivelin prej 816.7 miliardë lekë. Kjo dëshmon se kursimet e shqiptarëve janë të kosniderueshme, duke justifikuar në këtë mënyrë dhe deklaratat e guvernatorit Fullani për të shtuar shpenzimet, në kushetet e rënies së përgjitshëm të konsumit.

Sipas të dhënave të raportiti të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë në të gjithë sistemin bankar, shuma e totalit të depozitave të 20 depozituesve më të mëdhenj të secilës bankë zë 10.6% të totalit të depozitave. Ky nivel është përmirësuar me 1.6 pikë përqindjeje krahasuar me dhjetorin 2009. Përsa i përket përbërjes sipas monedhave, gjatë vitit të shkaur, pjesën më të madhe e zënë depozitat në monedhën vendase, 71% të totalit, pasuar nga ato në euro me 20.8% dhe në monedhën amerikane me 5.8%. Kjo strukturë duket se ka ndryshuar krahasimisht me një vit më parë, ku depozitat në lekë janë ulur ndjeshëm në favor të aktiveve në monedhën europiane.

Depozitat e klientëve u tërhoqën dhe nuk u regjistruan më, veçanërisht gjatë tremujorit të fundit të vitit 2008, kur ishte edhe kriza botërore. Gjatë vitit 2009, depozitat e klientëve filluan të ktheheshin sërish në sistem, duke shënuar pikën e kthimit në muajin Prill 2009, ku trendi rritës dhe me ritme akoma më të larta vazhdoi edhe në vitin 2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›