E Diel, 1 Nëntor 2026

Keta apel minatorëve: Bëhuni pjesë e zgjidhjes

Përfaqësues së kompanisë “ACR” janë nisur drejt qytetit të Peshkopisë në tentativë për tu ulur në një tyrezë me minatorët. Konfirmimi vjen nga kryebashkiaku i Bulqizës Roland Keta i cili ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në takim ndërsa u ka bërë thirrje minatorëve të marrin pjesë në bisedime pasi sipas tij vetëm dialogu mund të zgjidhë kërkesat e tyre.
 

“ U bëj apel minatorëve të jenë të pranishëm sot në bisedime në prefekturën e Peshkopisë. ACR-ja i ka pranuar kërkesat e minatorëve prandaj ata duhet të bëhen pjesë e zgjidhjes” ka theksuar Keta.
 

Ndërkohë ditën e djeshme minatorët deklaruan se nuk do të jenë të pranishëm në takimin e organizuar nga kompania ACR pasi takimi sipas tyre duhet të zhvillohet në Bulqizë dhe jo në Peshkopi.
 

Në një letër drejtuar minatorëve ACR-ja theksoi dje se ka zgjedhur Peshkopinë për lidhjen dhe afërsinë që ka ky qytet me Bulqizën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e negociatave.

“Jemi gati të ulemi në bisedime me secilin nga minatorët e kompanisë sonë përveç atyre personave që kanë ushtruar dhunë ndaj administratës së ACR. Pas insistimit të vazhdueshm të një grupi minatorësh të cilët mendojnë se kërkesat e tyre nuk janë përfaqësuar siç duhet, ACR kërkon që një përfaqësues i tyre të përfshihet në grupin e 5 minatoreve që do të marrin pjesë në negociata”, ka theksuar dje ACR-ja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›