Këta humbës të mëdhenj e konsiderojnë PD-në si pronën e tyre
Dëshiroj të falenderoj nga zemra të gjithë ata mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët më inkurajuan dhe më mbështetën për të kandiduar për kryetar të PD-së.
Natyrisht që ky vendim për mua nuk ishte i lehtë!
Mora vendimin e kandidimit, duke pasur parasysh jo thjesht mërzitjen dhe zhgënjimin e demokrateve pas humbjes së thellë të 23 qershorit, por më tepër nevojën për bashkim me qëllim ngjalljen e shpresës dhe besimit.
Me shpalljen e kandidimit mora të gjithë përgjegjësitë e mia qytetare dhe patriotike përpara demokratëve, shqiptarëve dhe vendit tim.
Fatkeqësisht dëshira, vullneti dhe përkushtimi im ndeshën në murin e arrogancës së KOLLTUKOFAGEVE që i shkaktuan demokratëve humbjen e 23 qershorit.
Këta humbës të mëdhenj vazhdojnë akoma ta konsiderojnë PD-në si pronën e tyre me të drejtën e trashëgimisë mbi të.
Qndrimi i mëtejshëm i këtyre kolltukofagëve në krye të PD-së, do ta dëmtoj rnd imazhin dhe t ardhmen e PD-së.
Që nga viti 2008 e kam ngritur disa herë zërin në forumet e PD-së, por edhe publikisht duke paralajmëruar për fenomenet negative që po shfaqeshin në qeverisjen e PD-së, por askush nuk mori vesh, dhe ja ku erdhi humbja e 23 qershorit, për të cilën realisht jemi të gjithë të brengosur.
Pavarësisht vendimit të kryesisë që humbi zgjedhjet, mosha ime, përvoja, vullneti, idealizmi, ndershmëria dhe përkushtimi, më lejojnë, më inkurajojnë dhe më bëjnë optimist për vazhdimin e karrierës politike në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Jam futur në politikë me vullnetin tim të lirë më 8 dhjetor të vitit 1990 në moshën 23 vjeçare, dhe jam i sigurtë se do të jem për një kohë të gjatë në politikë për të vazhduar kontributin tim për Shqipërinë.
E dua vendin dhe popullin tim. Jam optimist për të ardhmen.
