E Diel, 1 Nëntor 2026

Këta të sotmit janë burra që nuk bëjnë dot shtet

Lidhur me debatin për Enver Hoxhën në blogun e “Shekulli”-t, doja të thosha: Enver Hoxha është pjesë e historisë. Duam ne apo nuk duam, ky person për 40 vjet e bëri historinë e këtij vendi. Shteti ekzistonte, ligjet ishin njësoj për të gjithë. Korrupsioni, vrasjet, gjakmarrjet, prostitucionin s’e kemi njohur në kohën e tij. Të poshtër ishin spiunët që spiunonin vëllezërit, prindërit, komshiun, kushëririn, etj. Sepse ishin spiunët jetoi ai. Pas Skënderbeut, Shqipëria nuk ka nxjerrë akoma një figurë më të spikatur se Enver Hoxha. Këta të sotmit janë burra me “r” të butë, që ua kanë hequr poturet të tjerët. Nuk bëjnë dot shtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›