Është A-ja e detyrës tënde zoti President. Fale atë njeri
Do doja t’i dërgoja një urim Presidentit për këtë Vit të Ri. Jo thjesht t’i uroja gëzuar, por edhe t’i shkruaja edhe unë dy fjalë për Nënë Feridenë, “kriminelen” e dënuar për drogë. Z. President, të gjithë e dimë që kemi një kryeministër të sëmurë dhe shumë rrotull tij që bëjnë para, ndaj nuk ndihen të thonë që mbreti është lakuriq.
Në këto kushte, roli juaj si President është i madh. Çfarë prisni? A nuk e kuptoni që apelet tuaja të përditshme duhet të jenë që kjo klasë degjeneratash politike, në vend që të krijojë një shoqëri ku dënohen të moshuarit e braktisur edhe nga fati, duhet të krijojë kushtet për një jetë normale, për të dhe nipërit e saj? Për gjithë gjyshet deh gjithë nipërit e varfër të Shqipërisë? T’u kthejë atyre dinjitetin që ua ka përdhunuar varfëria?
TURP,TURP! Për gjithë qeveritarët e deputetët e kollarisur, që qelbin era korrupsion. Është turp dhe për ne që jemi shqiptarë, që ajo grua të rrijë në burg.
Është A-ja e detyrës tënde zoti President. Fale atë njeri.