E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis seanca e dyte gjyqësore e Mubarakut

Ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak është paraqitur në sallën e gjyqit, me barrelë , ashtu siç u paraqit edhe herën e parë. Në sallën e akademisë së policisë së Kajros u rihap procesi kundër tij, djemve të tij dhe disa prej bashkëpunëtorëve ushtarakë. Televizioni egjiptian raportoi se Mubarak mbërriti i shoqëruar nga autoritetet me helikopter dhe më pas u transportua në ambulancë. 83 vjeçari Mubarak, që vuan nga probleme kardiake, vijon të qëndrojë në spitalin e Kajros që nga fillimi i procesit të tij në 3 gusht, kur u shfaq për herë të parë në sallë, në kafazin e të akuzuarve. Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për urdhërimin e vrasjes së protestuesve. Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, është kthyer në gjykatë për t`u përballur me akuzat për vrasjen e protestuesve, gjatë kryengritjes së këtij viti kundër pushtetit të tij. Ai përballet gjithashtu me akuza për korrupsion. Mubarak i ka mohuar të gjitha akuzat. Ndërkaq qindra policë jashtë ndërtesës së gjykatës janë përleshur me mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›