E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtë radhë e kanë seriozisht!

Baret, restorantet dhe institucionet publike që nuk do të respektojnë ligjin anti duhan do të përballen me masa drastike pas datës 1 shtator. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kreu i task forcës anti duhan pranë ministrisë së shëndetësisë Roland Shuperka, ka bërë të ditur se në rastet kur nuk do të ketë veprim të drejtorisë së shëndetit publik dhe inspektorëve të terrenit, do të kërkohet shkarkimi i tyre, pasi sipas Shuperkës kjo masë nuk është një aksion i radhës por një ligj që duhet zbatuar.

Gjatë kësaj periudhe është kërkuar një fushat promocioni që do të kryhet nga media dhe inspektorët sanitare, për të njohur lokalet e shërbimeve, institucionet dhe vetë qytetarët mbi urdhërin e minstrisë së shëndetësisë për të shmangur konsumimin e duhanit në ambjente publike.

Ligji anti-duhan ka hyrë në fuqi më shumë se tre vjet më përpara, por nuk u vu në zbatim kurrë Tashmë duket se Ministria e shëndetësisë e ka marrë seriozisht, edhe pse sërish ka shumë dyshime nëse ky ligj do të zbatohet. Madje, mendohet që ky ligj do të rivihet në zbatim për të vendosur disa gjoba, në mënyrë që arka e zbrazur e shtetit shqiptar, të mbledhë disa para.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›