E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien në pranga vjedhësit e banesave

Stoli floriri të sekuestruara

Një grup të rinjsh që kryenin vjedhje në banesat e zonës së Vorës dhe Kasharit në Tiranë janë vënë në pranga nga policia.

Xhoni Asllanaj, 34 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; A. Frangu, 16 vjeç; A.Muslia, 16 vjeç, dhe A. Xhekaliu, 15 vjec, të gjithë banues në Kombinat, kishin kryer disa vjedhje në banesa, nga ku kishin marrë shuma parash dhe sende të çmuara.

Sipas policisë, në 21 shkurt 2012, ata kanë vjedhur në një banesë 20 000 lekë si dhe sende floriri.

Ndërsa në një tjetër banesë, ata kanë arritur të vjedhin kasafortën me 1000 000 lekë dhe sende floriri.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›