Abuzim me detyrën, në pranga 2 punonjës banke
DURRËS- Policia e Durrësit ka ndaluar dy persona, punonjës të një banke në qytet, të akuzuar për shpërdorim me detyrën.
Sipas të dhënave të para, mësohet se të ndaluarit, Adrian Asllani e Nelion Deliallisi janë oficerë kredie ne bankë.
Këta persona akuzohen se gjatë kryerjes së profesionit kishin përvetësuar shuma të konsiderueshme të debitorëve ndaj bankës.