E Diel, 1 Nëntor 2026

Keti Verzelu Shqiptaret i respektojne rregullat e levizjes se lire

Nga Kukësi ku ishte për një vizitë, Përfaqësuesja e funksionares së lartë të ministrisë së Brendshme Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Katy Verzeleu tha se “ deri tani nga shqiptarët është vërejtur një zbatim rigoroz i rregullave të lëvizjes pa viza. Pas liberalizimit të lëvizjes u vërejt një fluks në rritje nga shtetas maqedonas e serbë, ndërsa nga qeveria shqiptare janë marrë masa për njohjen e qytetarëve me rregullat e nuk ndodhi si në Serbi e Maqedoni me azilkërkuesit", u shpreh ajo.

Ajo tha se "shqiptarët respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë, njerëzit janë të mirëinformuar për rregullat e lëvizjes në hapësirën Shengen".
Përfaqësuesja belge bëri të njohur edhe një varg rregullash që duhen zbatuar gjatë lëvizjes së lirë, ndërsa hodhi poshtë fjalët se "azilkërkuesve në Belgjikë u jepet shtëpi, para, etj".

Ajo u takua pa praninë e medias me prefektin Elez Maci dhe drejtorin e drejtorisë së policisë së qarkut, Sadri Ramcaj, të cilët e kanë njohur përfaqësuesen belge me punën që është bërë për njohjen e qytetarëve me rregullat që duhen zbatuar për lëvizjen e lirë në vendet e zonës Shengen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›