E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës për krime lufte, lëshon fletë-arresti për Muamar Gaddafin

27-06-2011 / Gazeta 55

Luftime të ashpra afër Tripolit- kryengritësit përleshen me besnikët e kolonelit


Gjykata për Krime Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar sot fletë arrestin për liderin e Libisë Muamer Gadafin. Gjykata e Hagës e akuzuar Gedafin për krime kundër njerëzimit, të kryera kundër kundërshtarëve të tij, që nga mesi i muajit shkurt.


Gjithashtu gjykata ka lëshuar fletë arrest edhe për të birin e Gadafit, Seif al-Islam, dhe kreun e shërbimit informativ të Libisë, Abdullah al-Senusi për vrasje dhe përndjekje të civilëve që nga nisja e kryengritjeve në Libi.


Luftime të ashpra afër Tripolit- kryengritësit përleshen me besnikët e kolonelit


Kryengritësit libianë janë përleshur me trupat besnike të Muamar Gadafit rreth 80 km në jugperëndim të kryeqytetit, Tripoli. Një zëdhënës i kryengritësve në malet Nafusa tha se luftime të ashpra ka pasur në rrethinat e qytetit strategjik Bir al-Ghanam. Kryengritësit i thanë BBC-së se ata po bëjnë përpjekje për marrjen e disa rajoneve afër Tripolit. Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare për Krime, do të vendosë sot nëse do të lëshojë ose jo fletarrest për Gadafin dhe ndihmësit e tij. Në anën tjetër, zëdhënësi i Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e popullit libian dhe nuk mund të mënjanohet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›