E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana,PS kërkon pavlefshmëri, KQZ diskuton sot ankesën

TIRANE- PS ankimoi dje në KQZ vendimin e këtij institucioni, me numër 1158 të datës 25 qershor 2011, që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialistin Edi Rama
 
Komisioni Qendror Zgjedhor  pritet të zhvillojë sot një mbledhje ne oren 10.00 ku do shqyrtojë pretendimet e socialistëve.

Në kërkesën ankimore të socialistëve, prej 9 faqesh , paraqiten agumentat ligjore ku kërkohet pavlevshmëria e vendimit 1158, të komisionit të zgjedhjeve, ku rishpallet Lulzim Basha fitues me 93 vota më shumë se Edi Rama , ndërsa pika e 2-të është shpallja e pavlevshmërisë në 284 qëndra . Sipas PS, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë lejuar shkelje flagrante të ligjit, të cilat kanë cënuar procesin zgjedhor në atë masë sa ka ndikuar në mënyrë evidente në përcaktimin e kandidatit fitues, për organet e qeverisjes vendore në këtë Bashki. Opozita rithekson në kërkesën ankimore për mospërputhje të tabelave të votuesve me fletët e votimit.

PS rendit dhe parregullsi te tjera si kuti te dëmtuara , mungesa e numrit të duhur të fletëve të votimit në disa qëndra , ose në raste të tjera gjetja e fletëve të votimit më shumë se numri i zgjedhësve. Nëse akimimit të socialistëve nuk i jepet një përgjigje pozitive nga KQZ , atëherë do të ketë një tjetër kerkesë padi këtë radhë në kolegjin zgjedhor , i cili eshte arbitri i fundit për problemet zgjedhore . Partia Demokratike reagoi dje ndaj deklaratave të bëra nga Selia Rozë e cila akuzon mazhorancën për zgjedhje të manipuluara Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj nga Selia Blu deklaroi se zgjedhjet ishin transparente dhe këtë fakt e tregon transmetimi i tyre në media, ndërkohë theksoi se qytetarët votuan më shumë për kandidatin e mazhorancës.

Ditën e shtunë Komisionin i Zgjedhjeve miratoi tabelën përfundimtare të kryeqytetit, duke e rishpallur fitues kandidatin e ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha me 93 vota më shumë se kandidati i ‘Aleanca për të Ardhmen’ Edi Rama .

Socialistët kanë deklaruar se do i shkojnë deri në fund betejës ligjore duke iu drejtuar përsëri Kolegjit Zgjedhor, i cili nëse vendos të pranojë padinë e PS për pavlevshmëri do të shpallë ripërsëritjen e votimeve , në të kundërt zoti Basha do të fillojë menjëherë detyrën e re, atë të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›