E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti vjetor i DASH-it per Trafikimin e Njerezve

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin Vjetor per Trafikimin e Njerezve per vitin 2011. Ne raport perfshihen 180 vende dhe ne te vleresohet puna qe bejne qeverite e ketyre vendeve ne perpjekej per te luftuar trafikimin e njerezve.

Raporti per Shqiperine

Ne Kapitullin per Shqiperine thuhet se Shqiperia eshte nje vend-burim per trafikimin e burrave grave per  dhe femijeve qe detyrohen te kerkojne lemoshe. Ne raport thuhet se viktimat e Shqiperise se trafikimit ndahen ne dy grupe ato qe detyrohen te bejne pune te detyruar dhe per shfrytezim seksual brenda Shqiperise por edhe ne Greqi Itali Maqedoni Kosove dhe Evropen Perendimore.

Rreth gjysma e viktima te raportuara per vitin 2010 ishin gra dhe vajza viktima seksi ne hotele dhe banesa private ne Tirane Durres dhe Vlore thuhet ne Raport. Ndersa femijet jane shfrytezuar kryesisht per te kerkuar lemoshe dhe per forma te tjera te punes se detyruar. Burrat shqiptare viktima te trafikut jane detyruar te kryejne pune te detyruar bujqesore ne Greqi dhe vende te tjera fqinje. Organizatat jo qeveritare vazhdojne te raportojne se ritrafikimi i viktimave shqipatre perben problem.

Ne raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i ploteson te gjitha standartet minimale per eliminimin e trafikut megjithate po ben perpjekje te rendesishme. Gjate vitit qeveria shqiptare thuhet ne raport ka marre disa hapa konkrete per permiresimin e strategjise kunder trafikimin njerezor ne teresi. Korrupsioni thuhet ne raport sidomos ne drejtesi ka vazhduar te pengoje zbatimin ne pergjithesi te ligjeve kunder trafikimit dhe perpjekjet per mbrojtjen e viktimave.

Mes rekomandimeve per Shqiperine ne Raportin e Departamentit te Shtetit per Trafikimin e Njerezve thuhet se vendi duhet te vazhdoje te permiresoje zbatimin e Mekanizmit Kombetar te Referimit duke bere te mundur qe te ndiqen penalisht punonjesit e zbatimit qe ligjit qe bashkepunojne ne trafikimin e njerezve te hetoje dhe nxjerre para drejtesise autoret e trafikimit dhe te ndihmoje ne funksionimin e strukturave kunder trafikut.

Raporti nenvizon se Shqiperia i ka shtuar perpjekjet per zbatimin e ligjeve kunder trafikut ne vitin 2010 dhe ka permiresuar perpjekjet per identifikimin dhe mbrojtjen e  viktimave por korrupsioni ne te gjitha nivelet dhe sektoret vazhdon te pengoje se tepermi perpjekjet e qeverise ne luften kunder trafikimit te njerezve.

Raporti per Kosoven

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit per Trafikimin e Qenieve Njerezore thote se Kosova eshte burim destinacion dhe ndoshta edhe vend tranziti per grate dhe femijet qe trafikohen per seks dhe femijet qe trafikohen per tu bere lypsare.

Pjesa me e madhe e viktimave te huaja qe detyrohen te merren me prostitucion jane vajza te reja nga Europa Lindore perfshi Moldavine Shqiperine Polonine dhe Serbine. Femrat nga Kosova jane subjekt shfyrtezimi per prostitucion brenda Kosoves dhe jashte saj. Policia vazhdon te njoftoje se trafikimi i brendshem i serbeve te Kosoves ndodh ne veriun e vendit shton raporti.

Qeveria e Kosoves nuk zbaton plotesisht standartet minimale per eliminimin e trafikut megjithate po ben perpjekje domethenese per ti pembushur ata. Qeveria e ka permiresuar seksionin e policise anti-trafik dhe ka trefishuar hetimet. Kete vit jane identifikuar me shume viktima se vitet e meparshme dhe u jane ofruar me shume sherbime te financuara nga qeveria thuhet ne raport.

Megjithate ceshtjet e trafikut kane marre kohe per tu shqyrtuar dhe numri i denimeve ka qene me i vogel se vitet e tjera. Ka pasur hetime dhe ndjekje penale kunder zyrtareve publike per bashkepunim ne trafikim por nuk ka pasur denime.

Raporti i Departamentit te Shtetit thote se Kosova duhet te ndjeke penalisht dhe te denoje ne menyre aktive personat qe trafikojne njerez per seks dhe pune te detyruar. Efikasiteti per identifikimin e viktimave duhet permiresuar dhe duhen vazhduar fushatat publike per ndergjegjesimin e popullates mbi rreziqet e trafikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›