E Diel, 1 Nëntor 2026

Këto të vërteta, qeveria dhe buxheti i saj, nuk i thonë me zë të lartë

Nga ana tjetër, është edhe më e rëndësishme të ndiqet rrjedha e gjurmëve që lënë investimet, aq shumë të lavdëruara, ashtu si ato paraqiten. Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, kanë deklaruar se kërkesa e lartë për krom në tregun ndërkombëtar, ka çuar fatkeqësisht në lindjen e dy dukurive të rrezikshme, të cilat janë verifikuar kohët e fundit: Ulja në përgjithësi e vëmendjes, ndaj zbatimit te rregullave të sigurimit teknik në punë, në pothuajse të gjitha minierat e vogla e të shpërndara në zonën Bulqizë, Batër, Krastë, Tërnovë, etj. Janë vërejtur një sërë aksidentesh në frontin e punës; rendja ndaj fitimit maksimal, ka çuar në shkeljen edhe të rregullave më elementare të sigurisë në punë, në miniera, ku dihet ekzistenca e rrezikut të lartë. Mund të shkojmë edhe më tej.

Qeveria ka nxjerrë këto ditë një amendim për vendimet e mëparshme dhe që ka të bëjë me “lamtumirën” për 606 punonjësit që dalin pa punë nga ristrukturimi i “Armo SH. A., Tiranë, si dhe për 1.100 punonjës të tjerë, që gjithashtu dalin pa punë nga ristrukturimi i “Albpetrol, SH. A., Patos. Vetëm në këtë sektor, kemi sakaq 1.706 punonjës pa punë; dhe atyre, shumë pak do t’u interesonte që suksesi i investimeve të huaja, të konvertohej thjesht në një asistencë kohëshkurtër.

Këto të vërteta, qeveria dhe buxheti i saj, nuk i thonë “me zë të lartë”, për shkak se mund të përkthehen si kosto elektorale. Gjithnjë ka qenë mjaft domethënëse dhe diskretituese ana tjetër e medaljes; e mburrjeve pa sens. Një mësim që pushtetarëve nuk u pëlqen. Në jetë të jetëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›