E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria po shpall, më në fund, pavarësinë pas 18 vjetësh

Më në fund, pamë një akt konkret nga ana e Prokurorisë, në këto 18 vjet pluralizëm, i cili përbën një shembull model për hetimin e korrupsionit. Dëshmi e një procesi ligjor, transparent dhe publik - jo në nivelin e shantazheve të ndërsjella në sallën e Kuvendit, apo të spoteve patetike qeveritare.

Falë zbatimit të ligjit, shqiptarët sot kanë një ministër të pandehur, i pari në dy dekadat e fundit. Mbetet ende shumë për të bërë, qoftë në rastin e Bashës, qoftë edhe të zyrtarëve tëtjerë, përgjegjës për vepra kriminale, nën hetim, apo që ende nuk janë shenjëstruar nga drejtësia. Është fakt që, përgjatë historisë së pluralizmit shqiptar, nuk kemi parë të prangoset asnjë ministër apo ish-ministër, pavarësisht akuzave për korrupsion ndërmjet partive dhe kërcënimeve të ndërsjella me “dosje sekrete”.

Edhe lidhja nepotike e Kryeministrit me ministrin e tij të preferuar, duhet të marrë fund me dorëheqje ose shkarkim. Ministri që buzëqesh, me largimin e tij, do t’u kthejë pakëz buzëqeshje shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›