E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan-Indi, rritet tensioni. Akuza për sulmin terrorist

India ka hedhur hipotezn se Pakistani ka prishur marrëveshjen e paqes të vitit 2004 duke shkaktuar një tragjedi në Bombei. Në këtë mwnyrë India bën përgjegjëse Pakistanin për sulmin terrorist ku vdiqën afro 200 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Nga ana tjeter, Pakistani i ka bërë thirrje Indisë që të punojë për të mundur terrorizmin sesa të sugjerojë se Islamabadi ka qënë i përfshirë në sulmet në qytetin indian të Bombejit.

Ambasadori i Pakistanit në Shtetet e Bashkuara, Husain Haqqani, pwr BBC-në se India nuk kishte prezantuar asnjë dëshmi lidhur me rreth 180 personat që u vranë.

“Ata nuk kanë prezantuar deri tani ndonjë provë. Ne jemi të interesuar për t'i parë këto evidenca.Tani po zbulojmë se paska patur informacione, të cilat nuk janë ndarë me ne, apo me shërbimet sekrete të Indisë apo me aparatin shtetëror”, u shpreh ai.

Ndwrsa shtoi se mendoj se këtu ka më shumë sesa thjesht fajësimi i Pakistanit.

Përpara këtij zhvillimi, zv/ministri i Brendshëm indian, Shakeel Ahmad tha se sulmuesit ishin shtetas pakistanezë dhe personi i armatosur që u kishte mbijetuar sulmeve kishte siguruar informacion të hollësishëm.

Qeveria indiane ka bërë me dije plane për të përmirësuar sigurinë, në të cilat përfshihet edhe një ngritja e një agjencie anti-terror.

Ndërkaq është njoftuar se Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleza Rajs, shkon në Indi këtë javë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›