E Diel, 1 Nëntor 2026

“Këtu nisi fillesa e përpjekjeve të shqiptarëve për Pavarësi”

02-09-2012 / Gazeta 55

Presidenti Nishani viziton shtëpinë e “Lidhjes së Prizrenit”

Kreu i shtetit vizitoi edhe familjen Haradinaj

Në ditën e fundit të vizitës shtetërore në Kosovë, Kryetari i Shtetit Bujar Nishani dhe Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani së bashku me delegacionin shtetëror u ndalën në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kreu i shtetit vlerësoi rëndësinë e jashtëzakonshme historike të kësaj Lidhjeje, e cila shënoi fillesën e përpjekjeve të shqiptarëve në rrugëtimin e tyre drejt pavarësisë së kurorëzuar në Vlorë, më 28 nëntor 1912.
Presidenti Nishani theksoi se, “në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, që koinçidon me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës përkulemi me respekt përpara veprës madhore të burrave të shquar të kombit që ndezën dritën e lirisë në Prizren”. 
Kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani dhe delegacioni shtetëror vizituan në Gllogjan familjen Haradinaj.
Presidenti çmoi lart kontributin e pamohueshëm dhe sakrificat e pashembullta të familjes martire të Haradinajve duke e cilësuar atë një vatër atdhetarësh dhe një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët liridashës. Në emër të Kreut të Shtetit shqiptar u vendos edhe një kurorë me lule në Kompleksin Përkujtimor, te varret e dëshmorëve të luftës për liri.
Gjithashtu, Presidenti Nishani bëri një vizitë në xhaminë e Sinan Pashës në Prizren.
Kreu i Shtetit u shpreh se harmonia fetare është një pasuri, e cila buron nga shpirti tolerant i kombit shqiptar dhe se një meritë të veçantë ka komuniteti fetar shumicë.

Vizita në Manastirin e Deçanit, Kosovë/ Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani vizituan edhe Manastirin e Deçanit. Pasi u takua me drejtuesit fetarë të Manastirit, me At Savajaniç dhe u njoh në detaje me historikun e këtij objekti kulti.
“Pata kënaqësinë që të vizitoj këtë Manastir si një simbol i rëndësishëm i kulturës dhe besimit fetar! Pata rastin të falënderoj mikpritësit për shpjegimet e të gjithë zhvillimit që ka pasur në këtë manastir, ashtu siç ndamë idetë e përbashkëta që besimi tek Zoti do të na shtojë akoma edhe më shumë besimin tek – njëri-tjetri. Do të na shtojë akoma më shumë besimin tek paqja. Do të na shtojë akoma më shumë edhe dashurinë për njëri-tjetrin si dhe kontributin për të ardhmen!”, u shpreh Presidenti Nishani në një prononcim për

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›