E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu - fillimisht suksese teknike

Njohesit kosovare e serbe te rrethanave politike vleresojne se synimi kryesor i fazes se pare te dialogut ndermjet Prishtines e Beogradit do te jete arritja e sukseseve sic i quajne ata te vogla per ceshtje teknike per te vazhduar eventualisht me vone me ceshtje politike. Njohja reciproke ndermjet Kosoves e Serbise sipas tyre megjithate do te jete parakusht per hyrjen e te dyja vendeve ne Bashkimin Evropian.

Pala kosovare dhe ajo serbe duhet ti permbahen ritmit te vene nga Bashkimi Evropian ne dialogun e lehtesuar nga BE-ja meqe kjo e fundit nuk eshte e interesuar te deshtoje ne fazen e pare te ketij procesi thone analistet politike ne Kosove e Serbi.

Ata nuk perjashtojne mundesine qe me kalimin e kohes dialogu i ashtuquajtur teknik te marre kah politik por thone se ne fazen e pare te ketij procesi vemendje e shtuar do tu kushtohet sukseseve te vogla me qellim te permiresimit dhe relaksimit te marredhenieve ndermjet dy vendeve.

Drejtori i Qendres per Politika te Reja ne Beograd Vladimir Todoriq thote se me avancimin e procesit mund te rriten gjasat qe Beogradi ta marre statusin e vendit kandidat per BE deri ne fund te ketij viti ndersa Kosova te shpresoje per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Megjithate sipas Todoriqit ende eshte heret te flitet per perfitime te tilla eventuale.

Detyra kryesore per Borko Stefanoviqin dhe Edita Tahirin do te jete qe te menjanojne cfaredo lloj pergjegjesie per deshtimin e dialogut. Ata do te duhet ta mbajne ritmin te cilin do ta caktoje zoti Kuper. Por edhe zoti Kuper do te jete shume i kujdesshem per te mos caktuar tema te cilat nuk do te arrinin efektin e deshirueshem - shprehet Todoriq.

Ne takimet e para te zhvilluara me 8 dhe 9 mars ne Bruksel perfaqesuesit e Prishtines dhe Beogradit biseduan per regjistrin civil kthimin e dokumenteve kadastrale ceshtjen e CEFTA-s dhe vulat doganore ndersa ne qender te diskutimit te takimeve te radhes qe pritet te mbahen me 25 dhe 26 mars thuhet se do te jene telekomunikacioni dhe energjia elektrike.

Edhe pse nga palet e perfshira eshte cilesuar si proces teresisht teknik zyrtaret serbe kane ritheksuar kerkesen qe statusi i Kosoves te jete nje nga temat e diskutimit ne kuader te dialogut ndersa autoritetet kosovare kane shprehur bindjen qe ky proces te perfundoje me njohjen e Kosoves nga ana e Serbise.

Mirepo per te arritur deri ne ate faze sipas hulumtuesit te Grupit Nderkombetar te Krizave ne Prishtine Naim Rashiti do te duhen vite.

Ky proces i cili ka filluar tani mund te dergoje deri atje por jemi shume larg-jemi me vite larg. Prandaj le ti jepet kohe ndertimit te besimit ne mes te dy vendeve duke perdorur mekanizma te fuqishem te BE-se ose perspektiven e BE-se qe kryesisht ka te beje me avancimin ekonomik e politik te shteteve por ne relacion me Serbine e Kosoven ka te beje me ndertimin e nje fqinjesie te mire e te barabarte - thote Rashiti.

Ai thekson se pa njohje reciproke as Serbia e as Kosova nuk do te mund te hyjne ne BE.

Kushtezimi i anetaresimit te shtetit serb ne BE me njohjen e Kosoves nga Beogradi sipas Todoriqit nje here per nje here nuk do te jete ne agjenden e diplomacise evropiane.

Bashkimi Evropian nuk do ta shtyje Beogradin qe ta njohe Kosoven dhe kjo as qe eshte e mundshme nese merren parasysh zgjedhjet e ardhshme ne Serbi. Por ajo qe BE-ja do ti kerkoje Serbise eshte qe te mos i ve me Kosoves pengesa kur behet fjale per perfshirjen e Kosoves ne institucione nderkombetare dhe te tjera.

Do te jete shume interesante te shihet nese Beogradi do te jete i gatshem ta pranoje kete duke marre parasysh qe kjo ishte menyra e vetme permes se ciles Beogradi synonte ta ndalte njohjen e teresishme te pavaresise se Kosoves - thekson Todoriq.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›