Gadafi perdor taktikat serbe
Si ne te gjitha konfliktet ne te cilat Perendimi eshte i involvuar lufta ne Libi eshte asimetrike. Gjate vikendit forcat franceze amerikane dhe britanike filluan goditjet ndaj mbrojtjes ajrore te Gadafit. Diktatori libian ka kthyer goditjen jo me aeroplane dhe raketa por me propagande. Regjimi ne Tripoli pohon se nga goditjet e para perendimore jane vrare 48 civile dhe 150 jane plagosur. Keto te dhena nuk jane verifikuar dhe regjimi i Gadafit me gjase eshte duke i ekzagjeruar. Dic e ngjashme kishte ndodhur edhe ne luften e Kosoves ne vitin 99 kur aeroplanet e NATO-s duke vene zonen e dalim 8211 fluturimit ishin akuzuar per vrasje te nje numri te madh te civileve serbe. Qellimi ishte qe populli serb te nxitej kunder agresorit te jashtem dhe te demoralizohej Perendimi qe aksionin e kishte justifikuar si mjet per shpetimin e jeteve. Keto taktika te regjimit serb nuk arriten te frenojne NATO-n ne Ballkan por mund te deshmohen efektive ne Afriken Veriore. Raportet per viktimat civile ndonese ende te paverifikuara mund te tregohen me toksike ne boten arabe sesa qe ishin ne rastin e Kosoves per shkak te historise se nderhyrjeve te Perendimit ne kete rajon. Perendimi nuk duhet te nencmoje efektivitetin e kesaj propagande vecanerisht nese ne ditet e ardhshme viktimat civile verifikohen. Tashme ka ndryshim ne qendrimin kritik ndaj nderhyrjes nga ana e Liges Arabe dhe fjale kritike nga Rusia Kina dhe Unioni Afrikan. Operacioni nuk eshte pa veshtiresi dhe pyetja qe shtrohet eshte nese ai eshte i limituar dhe nese Perendimi eshte i gatshem te toleroje mbetjen e Gadafit ne pushtet Ne fakt a eshte i gatshem Perendimi te lejoje krijimin e Libise se ndare ndermjet forcave pro-Gadafit dhe forcave opozitare Admiralin Majk Mullen ka thene se kjo ishte e mundur dje por pa elaboruar se si do te reagonte koalicioni nese kjo do te behej realitet. Perendimi eshte duke bere ad-hoc politike dhe kjo eshte e natyrshme nese kihet parasysh ndjeshmeria politike e intervenimit humanitar. Kjo politike bart me vete edhe rreziqe te konsiderueshme sepse pas skenes duhet pasur qendrime te qarta per mbylljen e ketij operacioni. Editorial i botuar ne gazeten Indipendent
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme