E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia ne formalizim te shpejte

Amnistia fiskale edhe ne formen e nje faljeje me shumice te thjeshte votash ne Parlament ne pamundesi per te siguruar nje pakt politik per te me pjesemarrjen e opozites eshte formalizim i ndjeshem i ekonomise shqiptare. Me qindra milione euro ne para dhe kapitale te padeklaruara me pare te mbartura ne keta 20 vite tranzicion hyjne ne ekonomine qe i bindet sundimit te ligjit. Me daten 22 mars qeveria do te kaloje ne Parlament kete reforme te gjithanshme qe forcon autoritetin e shtetit krahas perfitimit te mijera vendeve te punes qe hapen me biznesin qe investon me te gjitha kapitalet e formalizuara dhe te cliruara tashme. Nga ana tjeter me 1 janar 2012 hyjne ne kete ekonomi edhe te gjitha te ardhurat tona si individe. Ne kete menyre rritet kontributi yne ndaj shoqerise dhe forcohet shteti e sherbimet e tij ndaj shtresave me te varfra te popullates. Edhe tregu aq shume i perfolur keto dite ai i karburanteve me nje shifer vellimi parash mbi 600 milione euro ne vit eshte rregulluar dhe formalizuar fort. Nga rreth 210 mije tone karburante qe taksoheshin ne vitin 2005 ne vitin 2010 sasia e karburanteve te taksuara shkoi ne rreth 480 mije tone ne vit ndersa te ardhurat nga taksimi i karburanteve jane katerfishuar. Shteti ka hyre furishem ne kete treg aq shume te abuzuar per vite me radhe. Ka vendosur syrin e tij me kasat fiskale ne cdo pike shitjeje me pakice te karburanteve. Na takon ne si zoterues automjetesh dhe bleres te naftes apo benzines qe tu kerkojme shitesve kuponin tatimor. Nafta Virgin eshte tregtuar lirshem vite me pare kurse tashme eshte vendosur nen kontrollin e administrates fiskale. Qe ne vitin 2008 Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve kane nisur hetimet e produktit Virgin. Keto hetime jane vendosur ne dispozicion te Prokurorise se Pergjithshme mbi bazen e te cilave ky organ ka ngritur akuzat keto dite ne gjykate. Nderkohe administrata tatimore ka bllokuar ne treg nje sasi prej rreth 18 mije ton nafte Virgin qe nga shkurti i vitit 2009. Dhe qe nga kjo periudhe nuk ka pasur me tregtim te naftes Virgin ne tregun shqiptar. Cdo akuze apo deformim tjeter informacioni eshte politike e paster zgjedhore. Eumlshte vendosur akcize prej 50 leke per liter per naften Virgin nga 0 leke qe ka qene ne vitin 2005. Kjo do te thote nje akcize 25 me e larte nga nafta e konsumit te zakonshem pikerisht per te veshtiresuar tregtimin e kesaj nafte ne tregun tone te brendshem. U ndalua tregtimi dhe perdorimi i naftes D2 nen te cilen maskohej tregtimi i naftes Virgin. U vendosen pajisjet elektronike fiskale per raportimin e shitjeve me pakice te karburanteve. Kjo beri te mundur gati dyfishimin e shitjeve te raportuara e te taksuara. U automatizua rafineria e Ballshit nga ana e mbikeqyrjes fiskale me kamera online dhe raportim ne kohe reale te hyrje-daljeve ne kete pike. Keto dite po Ministria e Financave po punon per te koncesionuar ngjyrosjen e karburanteve per te mos lejuar keshtu perzierjen e tyre. Jane keto masa qe kane sjelle formalizimin e shpejte te ekonomise sone ne keto dy-tre vitet e fundit. Nje reforme edhe me e forte vjen perpara nesh ajo e deklarimit te te ardhurave te cdo individi shqiptar mbi 18 vjec. Priten me dhjetera milione euro te ardhura shtese ne Buxhetin e Shtetit per vitin e ardhshem.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›