E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khamenei: Festimet për Nevruz po shënohen me dhunë në Libi

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi sot se festimet për Nevruz në këtë vend, janë dëmtuar nga “incidentet e hidhura” në Libi, Bahrejn dhe Jemen.

Ai këto komente i bëri gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, me rastin e shënimit të festës së Nevruzit.

Khamenei tha se “Zoti do t`i dënoj ata që kanë zgjedhur armiqësi kundër popullit të vet”.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, e ka dënuar regjimin e sunduesit të Libisë, Muamer Gadafi, për vrasjen e protestuesve dhe ka mbështetur opozitën në Libi.

Por, Teherani ka reaguar në mënyrë skeptike ndaj intervenimit ushtarak të mbështetur nga Kombet e Bashkuara kundër Gadafit.

Ministria e jashtme e Iranit tha se fuqitë botërore kanë një histori të intervenimeve ushtarake për interesat e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›