E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, shpërthen një automjet në qendër të qytetit

Një automjet është shkatërruar plotësisht në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur fare pranë sheshit qëndror të qytetit bregdetar në vendin e quajtur “Dyqani i Luleve”. S

ipas burimeve nga policia e Durrësit nuk ka pasur të plagosur, apo të lënduar përreth automjetit, pasi ngjarja ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur lëvizje në rrugë. Lidhur me këtë ngjarje po hetohet në disa pista midis të cilave është ajo e një shpërthimi me eksploziv, apo edhe djegies së automjetit.

Automjeti i tipit Audi A4 me targa CN 612 NZ ishte i parkuar pranë trotuarit në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Eskpertët e policisë dhe të prokurorisë po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që pak muaj më parë një shpërthim tjetër i kësaj natyre ndodhi pranë banesës së prokurores së Përgjithshme Ina Rama në qytetin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›